Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Peshkopisë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një bashkëmoshatarin e tij në qytet.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen “Kamen”, në qytetin e Peshkopisë, po ndodhte një konflikt mes dy të rinjve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.H., 18 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht dhe ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin F.K., 18 vjeç, banues në Peshkopi”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje