VIDEO/ Nën kërcënimin e thikës, 32-vjeçari i grabit makinën pronarit të mobilerisë në Tiranë

12 Dhjetor 2024, 11:20Kronika TEMA
VIDEO/ Nën kërcënimin e thikës, 32-vjeçari i grabit

Një ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e mërkurë në kryeqytet, ku një 32-vjeçar nën kërcënimin e thikës ka vjedhur automjetin e një mobilerie.

Policia e kryeqytetit bën me dije se agresori është identifikuar dhe arrestuar nga uniformat blu. Ai është shtetasi Iljaz Lufta, banues në qytetin e Durrësit.

Nga pamjet shihet se në një moment agresorit i bie thika dhe kjo ka bërë që personi që ndodhej në mobileri të largohej me vrap.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shtetasi çelësin e automjetit të cilin e kishte parkuar në hyrje të mobilerisë. Automjeti u gjet i braktisur në rrugën “Babë Rexha” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



5 Komente

  1. D
    Djersa e tejetrit nuk behet e jotja !

    Denojeni ne maksimum kete kriminel Ordinere ! dhe mbase ze mend ne Burg ! dhe mbase " Edukohet " ! Djesra e tjetrit nuk behet e jotja !

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gani

      Drogaxhi i njohur .

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Nuk e kuptoj, Iljazi sapo ishte kthyer nga xhamia ne qender te Tiranes, pasi kishte degjuar me vemendje Hoxhen Turk....===== Ka shume Spiro e Kozma te tille, po ata jane te gjithe nga fisi i Hasaneve....lol

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juli

          Ti je AKOMA një INJORANT. Si bishti i qenit ,që nuk ndryshon.

          Përgjigjjuni
      2. d
        dyshuesi

        I paska rënë thika nga dora? Epo paska qenë profesionist i vërtetë. Hahaha....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje