Ndalohet kryekomisari për trafik droge, ministri i Brendshëm: Një rrënjë kanabis nuk ka shans të rritet pa një polic apo shef komisariati që paguhet nga trafikantët

30 Nëntor 2023, 19:09Kronika TEMA
Ndalohet kryekomisari për trafik droge, ministri i Brendshëm: Një

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndalur kryekomisarin, Stilian Pasho me detyrë Shefi i Sektorit te Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, pasi dyshohet se është përfshirë në “Trafikim të narkotikëve”.

Menjëherë pas ndalimit të kryekomisarit ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili përgëzon Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe thekson se procesi i vetë-pastrimit do të intensifikohet.

Reagimi i plotë i ministrit:

Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për pëfshirje në “Trafikim të narkotikëve”.

Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë.

Shpreh besimin se drejtimi i ri AMP dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencive e tjera ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ta intensifikojnë procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.

Përgëzime dhe vetëm përpara!

6 Komente

  1. R
    Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

    E sake. Pa meshtetjen e pisava shtetrore asnje nje e keqe nuk ndodh. Panda Enveri bare dhe pushkatonte. .. ....qe kjo fare kriminale te mos rritej.

    1. c
      cuf dabjoni

      kete e kishit sistem qe ne vitet 2016...ku ishte policia qe te jepte farat dhe I paguanja 30% tè vlerès mallit

      1. N
        Niko

        po 5000 bime ne vlore apo gjera te vogla squhen

        1. M
          Malshva

          Suksese keshtu ecim te sigurte perpara

          1. C
            Capi

            Elbasoni mire?

            1. P
              Populli

              Shoku isar iku për lesh.

              Lini një Përgjigje