Katër shtetas janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pas konstatimit të ndërtimit të paligjshëm të dy objekteve në tokë publike në zonën e Ksamilit.
Operacioni u zhvillua në rrugën “Riviera” në Ksamil, si pjesë e kontrolleve të intensifikuara për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje.
Gjatë kontrolleve të bazuara në informacione operative, u konstatua ndërtimi i dy objekteve të papërfunduara me konstruksion blloqe betoni, të ngritura në mënyrë të paligjshme në tokë publike dhe pa leje nga autoritetet përkatëse.
Mësohet se janë arrestuar, Ervis Pashaj, Robert Musej, Myqerem Muhametaj, Albano Avda.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si organizatori dhe punëdhënësi i personave të ndaluar, i cili dyshohet se ka urdhëruar ndërtimin pa leje në truallin shtetëror.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.
po ata e ju dhane “lejen” pse nuk i fut ne burg Rama apo ik ka te vjehrres ?