
Në kuadër të operacionit të koduar “SMUGGLING” janë arrestuar 2 qytetarë të tjerë, 26-vjeçari me iniciale G.K dhe 28-vjeçari me iniicale N.K banues në Fushë-Krujë që ishin pjesë e grupit që ushtronte aktivitetin kriminal të dhënies ndihmë për kalimin e kufirit, kundrejt fitimit, shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.
Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta qytetarë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, (dhe grupin e goditur në operacionin e zhvilluar më parë,) i ofronin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, shtetasve me origjinë siriane, duke ndjekur Rrugën e Arbrit, në drejtim të qytetit të Peshkopisë, me qëllim kalimin e tyre për në Kosovë, Serbi dhe Hungari.
Më herët, në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në datën 25 Shkurt 2022, u vunë në pranga 4 shtetas, u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë, si dhe u procedua penalisht pronari i një hoteli në Tiranë.
Në kuadër të hetimeve të thelluara të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitmit, shtetasve të huaj, me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një dokument identifikimi i lëshuar nga një organizatë jofitimprurëse.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje