Ndryshime në disa Komisariate të vendit, rrokadë shefash policie

23 Janar 2023, 09:57Kronika TEMA

Ndryshime në disa Komisariate të vendit, rrokadë shefash policie

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur të tjera lëvizje në radhët e organizatës që drejton. Këtë herë bëhet fjalë për ndryshime që kanë prekur shefa komisariatesh në Bilisht dhe Pogradec.

Mësohet se Oltion Agolli që mbante detyrën e shefit të komisariatit të Pogradecit është emëruar shef komisariati në Sarandë. Ndërsa në komisariatin e Devollit është emëruar Kreshnik Alimadhi.

Alimadhi ka zëvendësuar Desim Palamani, i cili është pezulluar nga detyra pasi ka lejuar prerjen e pyjeve dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Pritet të zbardhen në vijim emra të tjerë që do të vendosen në poste drejtuese të policisë së juglindjes.

 

1 Komente

  1. S
    Shpresa

    Qarkullimi i detyrave dhe shkarkimet ne Departamentin e Policise se Shqiperise pastron gjakun e infektuar nga korrupsioni ne damaret kryesore te nje shteti. Bravo Rrumbullaku!

    Lini një Përgjigje