Në gjendje të dehur theu xhamin e dritares së banesës dhe mori dëmtime në krah, humb jetën 27-vjeçari në Elbasan

6 Maj 2024, 14:57Kronika TEMA
Në gjendje të dehur theu xhamin e dritares së banesës dhe

Një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi në gjendje të dehur dhe në kushte të rënda psikologjike theu xhamin e dritares së banesës duke marrë dëmtime në krah.

I riu me iniciale A. S., banues në fshatin Gjinar, u dërgua në spitalin e Elbasanit rreth orës 17:30 të ditës së djeshme. Por 27-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm (6 maj) në spital.

Njoftimi i policisë:


Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje