FOTO/ Dyshohet se shtyu gruan dhe fëmijët drejt vetëvrasjes, çfarë postonte në rrjetet sociale Ergys Arrazi

6 Maj 2024, 09:23Kronika TEMA

FOTO/ Dyshohet se shtyu gruan dhe fëmijët drejt vetëvrasjes,

Pak ditë pas denoncimit në polici nga Ergys Arrazi se bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e tyre të mitur ishin zhdukur, është gjetur në ujërat e lumit Buna trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare.

Sipas policisë dyshohet se ajo është vetëmbytur, ndërsa po ashtu thuhet se edhe nëna e saj dhe motra e vëllai më i vogël janë mbytur, por trupat e këtyre të fundit nuk janë gjetur ende.


Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë tragjedi është bërë dhuna sistematike psikologjike dhe fizike që Ergys Arrazi ushtronte ndaj të shoqes dhe fëmijëve, arsye kjo e cila ka bërë që policia ta vendosë në pranga atë, teksa hetimet vijojnë.

Vetë ai ka mohuar këtë akuzë, ndërsa po ashtu thuhet se në momentin kur ka identifikuar trupine pajetë të të bijës, ka qenë mjaft i ftohtë.


Por çfarë pasqyronte ai në rrjetet sociale? Nga një shikim i profilit të 31-vjeçarit në Facebook, fotot më të shpeshta janë ato të fëmijëve, duke i etiketuar si “dashuria e babit, mbreti i babit”.

Po ashtu shihen dhe etiketime të bashkëshortes, duke e quajtur atë “bota ime, zemra ime”.

Polombarët prej orësh vijojnë kërkimet për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, e nga ana tjetër policia heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që ka tronditur opinion publik.

Motra e Alma Arazit ka qenë ajo që ka denoncuar në polici kunatin, duke pohuar se ai i dhunonte.

 

6 Komente

  1. A
    Arditi

    Nuk do jete burre po nuk u vajti pas atyre engjejve!

    Përgjigjjuni
    1. p
      preshevali

      Bile bile eshtë dashur të ket vajtur.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rest in peace

      O zot o zot rip little angels Nuk do ket pasur mbshtetje nga familja e shkreta grua po ky pocaqia I vuri damken me te meta mendore the kalamajt I mbante prap ajo. Eshte bere jeta robit si 1kg domate. Turp per face te zeze ngushullime familjes xxxx

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Mënyra si disa media e trajtuan këtë çështje është e frikshme. Jo, nuk e kam për këtë artikull, por përgjithësisht nënteksti ka qenë që është OK nëse gruaja vret fëmijët sepse ajo vetë mund të jetë viktimë e dhunës. Spiropali, çuditërisht bëri thirrje për të mbrojtur gruan nga dhuna; mesazh i mirë por për rastin e gabuar ama. Shumë shqiptarë kanë nevojë për ndihmë mendore ose për opsione nëse ndodhen në situatë të vështirë, por këta e kanë mendjen vetëm me vjedhur, ndaj problemi do vazhdojë. Por të paktën mos justifikomi këto psikopatë që vrasin fëmijët e tyre si hakmarrje ndaj partnerit.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vagoni

          Nuk kishe si mund ta shkruaje më mirë. Mentalitet psikopati, "meqë burri më tradhton, unë po vras fëmijët e veten". Kjo mund ta ndante këtë, jo të vriste fëmijët. Se mirë gratë duhen mbrojtur nga dhuna e burrave, por fëmijët kush i mbron nga dhuna e grave? Kemi dalë ne shqiptarët nga shinat si komb.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lokomotiva

            Ke shume te drejte. Mendoja te njejten gje.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje