Në kërkim për dhunë në familje dhe armë pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Fier

29 Janar 2025, 14:42Kronika TEMA
Në kërkim për dhunë në familje dhe armë pa leje,

Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi ishte shpallur në kërkim.

Në prill të vitit të kaluar, gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Në muajin mars 2024, shtetasi Dashnor Bregu ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, në banesë, ku gjatë kontrollit, policia gjeti një pistoletë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 16 prill 2024, i ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale "dhuna në familje" dhe "prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak", bëri me dije policia.

Lini një Përgjigje