Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
“Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit””, njoftoi AMP këtë të mërkurë.
Arrestimi i gardistit erdhi pas një kontrolli të kryer nga policia në automjetin e tij. Aty iu gjet një pistoletë që e kishte pa leje. Po ashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparate telefonikë.
“Hetimet po vijojnë dhe materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njoftoi AMP.
Pas këtij lajmi, drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhët e Gardës.
Injoranca ska kufi ! ky mesiguri mezi eshte futur ne kete Prefesion te nderuar si Gardist ! me nje Rroge te sigurte ( ku te tjeret jane ne kerkim te nje vendi Pune ). Mbase kllejojne mendjen te tjeret ,,me mire i paster dhe i varfer dhe me nje Rroge prane families dhe te dashurve ,se sa ne Burg ..