“Një pjesë e policisë nuk e do projektin/ Rama për kamerat inteligjente: Nuk do ketë më makina në drejtime të paditura

19 Dhjetor 2025, 13:31Kronika TEMA
“Një pjesë e policisë nuk e do projektin/ Rama për

Kryeministri Edi Rama thotë se një pjesë e policisë nuk e do projektin lidhur me monitorimin e territorit me kamera inteligjente.

Në fjalën e tij në projektin “Smart City Albania”, Rama u shpreh se nuk do të ketë më makina në drejtime të paditura, pas ngjarjeve kriminale.

“Kjo është sfidë menaxhimi, unë e kam kuptuar mesazhin e atyre që duhet ta kishin çuar përpara këtë projekt. Është normale që një pjesë e policisë të mos e dojë këtë projekt, ato gjëra që janë shqetësim për ne, të bëhen të pamundura. Do jetë e pamundur që një makinë policie të përdoret për punë personale. Po flas për gjëra shumë të thjeshta. Ky projekt ndihmon të gjithë drejtuesit e ndershëm të Policisë së Shtetit.  Nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura, bëhet e pamundur. Syri që fola, ka një rrjet mbulimi, që në 20 bashki me lëvizje domethënëse, futet kudo. Jo rastësisht, këto vende janë më të sigurta të botës. Ky është sistemi i monitorimit, në shërbim të shtetit dhe qytetarit.”, theksoi ai.

29 Komente

  1. T
    Treni

    E vetmja gjë e saktë që do bënte ky matufi. Sigurisht, kamerat smart do paguhen sa qimet e kokës, por të paktën do kryejnë një funksion.

    Përgjigjjuni
    1. B
      B

      Çdo gje qe behet aty behet per tender o mik vellai

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deni

        Qarte,por eshte shume e rendesishme qe te behen! Kur ti vije ora do pergjigjen!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Epiri

          Normal,se I thone 170 milion Euro. Eshte tender i majme.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vagoni

          O treni! Sa ka funksionuar inceneratoret dhe satelitet. Aq do funksionojne. Cfare te ben te mendosh qe ky qe vjedh nate e dite dhe s ben asgje papritmas do ndryshoje??!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shoferi plak

            Si puna e satelitëve. Ku shkuan vallë? A zbuluan çdo lëvizje të krimit në territor?

            Përgjigjjuni
          2. !
            !

            Mirë do ishte të vije nja 2 kamera inteligjente jashtë te kryeministria, që mos të vinin më pjestarë të dyshuar të kartelit të Sinaloas.

            Përgjigjjuni
            1. x
              xhambazi

              Nje tender tjeter per te vjedhur ,po me satelitet cfare u be o hajdut

              Përgjigjjuni
              1. a
                activated mode on

                jane aktiv. provo vendosi zjarrin nje pylli, te gjejne te kepusin

                Përgjigjjuni
              2. T
                Toni

                Kemi vite qe degjojme keto perbetime te pakten mga satellite. Po nje gje nuk kuptoj pse me tendera te mbyllur e te paracaktuar.pse me kosto te tmerrshme credie per qytetaret. Nuk e benit dot te hapur nderkombetarisht.Pse ne Arabi e gjetet teknologjine ju kur ata me teknologji Europiane punojne? Uroj mos marresh me qafe te tjere njerez se spaku aty eshte.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  K O R C A

                  6 milion dollare qe Edi Rama i shpenzoi per dy satelitet , Sali Berisha kaq i pagoi kesh makuteve te Trampit dhe tani rri si i dhj*** ! Nuk kam pare ndonje te Foltores qe ta permende kete pisllek te opozites !

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Salih

                  Po çfare "smart camera" thua mor Zoteri...ku dijne shpellaret çfare janè, sidomos ky rajoni 6, i kombinatit, me ne krye nje fare" shefe policie" qè leviz me makina pa letra, parkon ku i Don qejfi, e diskredituar nga Fiks Fare ne Sarande, nuk paguan dhe vjedh energjine elektrike prej 5 muajsh....dhe, ajo dhe i shoqi, i cili, zoti e di se çfare pune bèn, gjobit bizneset te rruga "Besim Alla", Kashar...

                  Përgjigjjuni
                  1. q
                    qe ta denojme

                    si quhet?

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Ermal Beqiri qe na qiu leket

                      O zotri e kupto ku jeto ti? Sundon krimi ne cdo qelize te shtetit! Me leje dhe bekimin e Rames!

                      Përgjigjjuni
                    2. X
                      XXX

                      Sikur ta bente nuk do ishte keq por kam frike se do perfundojne si satelitet Albania 1 dhe 2. Di gje njeri ku jane? Thjesht u haarxhuan 20 milion Euro qe kaluan te xhepi i Dulakut si perfaqesues i kompanise se sateliteve ne Shqiperi.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Satër

                        Është vjedhja e radhës njësoj si ato satelitët apo si ata "prodhuesët e energjisë" në vlorë etj! Spaku duhet të hapi letrat edhe për këto! Ky hajdut duhet kontrolluar në çdo qindark që harxhon!.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Turp

                          U bajatos ky!!! Pse ska mundesi te behet qender e cebtralizuar me kamera? Per shkollat? Me pak lek? Dhe jo me 150 milion? Inceneratori i rradhes. Ishalla i ha spaku te tere

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Plehra

                            Po ik mor plehre. Kishte lezet komisariati digital. E hoqet se nuk i bente pune taulant balles e ilor prodes sot

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kater snaiper dhe une 5 do hapnim zjarr

                              Ku ka smart kamera per fshataret e ktij fshati te madh ku te ha hajduti te gjalle,e jane mbushur burgjet si ketu edhe jashte me fshatare te Shqiperise.... Keto vitet e fundit jane ndertuar vetem burgje ku hajdutet e kriminelet luaje pingpong e marin femra ne qeli.... Ty o matuf frikacak megjithese ke popullin me vete,po te rreshqet toka nen kembe e po na vjedhin e shkatrrojne me keq nga banda e saliut qe shkatrroi Shqiperine. Ne vend qe te flasesh per keto na tregon prralla smart e si je martuar

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Smart Qyteti

                                Krimi i organizuar ka çelësat dhe me ndihmën e policisë i fik kamerat kur të dojë

                                Përgjigjjuni
                                1. z
                                  zhdukini

                                  Ju lutem marmitat e modifikuara.... po na vrasin trurin cdo sekonde!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cna gjeti

                                    Ti je idiot dhe i rrezikshem mor burr! Ishalla te tregon vendin spaku dhe amerika

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Po si ste bie rrufeja (o hale) pranaj s bie

                                      Mjafton mos vidh. Rivendos ne pune komisariatin digital dhe ndahu nga kriminelet. Dhe boll vodhe o burr! Mbas inceneratoreve qe nuk jane, tigrave qe nul prodhojne energji, vjedhjes se tolave shteterore, sateliteve qe do kontrollonin cdo gje,,,, etj etj etj po pra do me vjedh o burr!! Po jane leket tona mor burr! Po jane leket e shqiptareve

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Punimet nuk jane fare konform kontrates

                                        Nuk eshte zbatu kontrata Edhe ne kte projekt abuzim total. Shifi kabllot qe varen siper shtyllave te reja, ose te lidhura rreth shtyllave. Elementi sigurise zero. Deri sa jane vendosur shtyllat, perse nuk kalojne kabllot nga brenda shtyllave ??? Por i kane lidh rreth shtyllave apo te varura, komplet idiotizem. Nuk ka dikush toli ndjeki dhe ti kontrolloj punimet

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Ju vrafte Zoti

                                          Po te kishte denim me vdekje ti , bela tahiri ahnetaj meta berisha etj etj, sot do ishit pushkatuar. Do ju zere mallkimi i ketij populli

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kujdes

                                            Mjere antaret e grupit te punes. Se ketoj projekti. Duke i kercenuar me heqje nga puna! Me perndjekje! E pse? Qe te vjedhin prap keta? Asgje mos firmosni. Mendoni per kalamajte tuaj. Mos ju marre ne qafe djali psikopat i Kristaq Rames dhe vajza ordinere e Beqir Ballukut!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Merua

                                              Te fillojne Smart Cameras prej Kryeministrise dhe ambienteve per rreth saj .Rameee te doli boja edhe ty ke filluar te mbrohesh si Flamur Noka kurre nuk e prisja prej teje , me tere ate dialektike qe zotron dhe sdi me te thuash dy llafe !!! Ja pra qe paska edhe Hajdut 2 metra edhe cfare hajduti me cizme !!! Sa turp , per ty ne rradhe te pare dhe per mua qe se mendoja kurre qe mund te shkruaja keto rreshta por ja qe erdhi dita !!! Dinjitet , Doreheqje dhe hapi krahun drejtesise te te hetoje ne ceo gje , vetem ashtu mund te zesh nje vend ne histori perkundrazi do mbahesh mend per turp !!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Berti

                                                Një gjë nuk na tha ky vroma. Ku vënë leket e shqiptarëve? Sa është përqindja e këtij lubise? 20% e licenses se ndertimit ka qenë kur ky ishte kryetar bashkie. Sa i kushton shqiptarëve ky mortje? Na del çdo ditë në tv dhe na nxjerr xhevahire, por per te dhënë llogari për taksat e shqiptarëve nuk i vjen zeri. Na thuaj o hyjnor pse vidhen shqiptarët nga sejmenët e tu dhe nën drejtimin tend? A e ke menduar ndonjëherë se do vije një dite dhe do ti vjellësh të gjitha, dhe do të japësh llogari deri në një.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. H
                                                  Haredini nga katundishta

                                                  Edi të lumtë goja me ato që thua Une jam ndakort me të gjith mejtimet që jep biles duhet të vendosen te çdo zyrë që i shërben qytetarve Sidomos atje ku shkojnë pensionistat Roftë Edi Rama

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje