
Detaje të reja nga dosja hetimore për tre shtetasit e dyshuar agjentë që u kapën pas sulmit dhe tentativës për të hyrë në uzinën e armëve në Gramsh.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “News24” se 24-vjeçari rus Michail Zorin, student i kimisë në Çeki ka marrë pjesë në disa demonstrata në Rusi para se të largohej nga vendi. Ai ka deklaruar se nëna e tij është ushtarake në ushtrinë ruse.
“Pas largimit ai është përndjekur nga shërbimi inteligjent rus dhe i ka deklaruar se nuk ka pse të largohet dhe se e dinin që ndodhej në Çeki dhe se kishin informacion për pjesëmarrjen në demonstrata. ‘Nuk na shpëton dot’, mësohet t’i jenë drejtuar 24-vjeçarit. Ai ka thënë se është kontaktuar nga Shërbimet inteligjente ruse për të bërë një njohje të zonës. Konkretisht ai ka pasur detyrë që të bëjë njohjen, matjen e disa zonave, rikonjicion. Pra, ka pasur detyrë të bëjë matjen dhe fotografimin e asaj që njihet infrastruktura kritike civile në Shqipëri dhe gjendjen aktuale të tyre.
Sipas të dhënave të përftuara nga pajisjet e filmimit rezulton që ai ka fotografuar disa nga HEC-et dhe veprat energjetike në vend, në veri të vendit, në Moglicë, por edhe në disa qytete. Gjatë gjithë kohës rezulton që të ketë fjetur në çadrën e tij, në kampingje, ndërkohë ka qëndruar dhe në Tiranë në disa banesa. Ai ka pasur vetëm 1000 dollarë që ka hyrë në Shqipëri. 600 i janë sekuestruar gjatë momentin të ndalimit ndërsa 400 të tjera thotë se i ka shpenzuar gjatë kohës së qëndrimit në vendin tonë. Pjesa tjetër e dëshmisë së Zorin mbahet sekrete”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Vizita e Lavrov në Sërbi flet për një ftohje raportesh të Shqipërisë me Rusinë, aktualisht, ndaj meqënëse Kryeministri Rama tha publikisht që nuk kanë cënuar sigurin kombëtare, jam i një mendimi me të.
Sigurin e .. shtetëore .
MUT kshilltari... i sales dhe Ilirit ...
Liro Metaj, nuk behet fjale per drejtesi popullorce, ku pyetje ne lagje Fronti Demokratik. Eshte ceshtje penale bazuar ne dokumentat! Une jalist jam por nuk besoj ti pergjigjet thirrjes tende ne emer te popullit per te shpetuar by then tende spiuno- korruptive.
Lerini te ikin ne shtepi ata femij. Filluan me bandat diversante k'ta si ne kohen e merhumit?
Te jesh 007 duhet te shohesh me larg me hollesi dhe jo ti quash femije ata qe jane kapur ne Gramsh.Pikerisht pse iku merhumi u ul dhe vigjilenca ne te gjitha sektoret e rendesise se vecante ne vend. Po te shohesh sipas ketyre qe kemi lexuar dhe degjuar per ta dime qe kane fotografuar Bovillen qe furnizon Tiranen me uje ku mund te bejne akte sabotazhi dhe panik ne popull me helm apo kimikate te tjera apo ta hedhin ne ere Hidrocentralet,digat e tyre mund ti hedhin ne ere etjetj etj.Ca do me shume se kaq o 007??? Se pastaj ngriheni dhe thoni pse kjo e pse ajo. Femije femije por ata nuk ishin femije kur perdoren ato qe perdoren per te permbushur misionin e tyre.Rusia kerkon kolflikt dhe kerkon te dhena per ta patur situaten ne Shqiperi me te qarte edhe pse prej vitesh ne Shqiperi ka plot Ruse te sherbimeve sekrete te infiltruar ne biznesmene,apo banore te disa zonave bregdetare qe nga Vlora deri ne Sarande apo gjetke.