Agustin Çinari, shefi i krimeve në Durrës u arrestua ditën e sotme nga SPAK për llogari të operacionit Plumbi i Artë, në një operacion që ka filluar nga mbrëmja e djeshme dhe ku mendohet se janë dhënë 30 vendime nga gjykata me urdhra të ndryshëm arrest me burg, arrest në shtëpi e masa të tjera penale.
Bëhet fjalë për zbardhjen e telefonave SKY dhe dëshmitë e të penduarve që kanë sjellë disa nga dyshimet për zbardhje të ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në vend.
Çinari nuk është një emër i panjohur për policinë sepse pavarësisht sesi ia ka dalë të jetë në polici sërish, në tetor 2013 është arrestuar nga SHÇBA pasi në detyrën atëkohë të specialistit të hetimor dhe parandalimit të krimit i kishte kërkuar lekë një personi duke i premtuar atij se do ti mbyllte çështjen që kishte hapur. Në momentin e shkëmbimit të parave është ndaluar nga SHÇBA në atë kohë.
Sipas informacioneve që vijojnë të vijnë nga ky operacion i SPAK deri tani janë ndaluar ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu dhe ish nëndrejtori i burgut të Bradasheshit Martin Musaj.
Prokuroria e Posaçme ka nisur ditët e fundit një furtunë operacionesh në disa qytete të vendit dhe pritet që kjo verë të jetë vërtet "e nxehtë", ashtu siç është deklaruar kohë pas kohe. Komunikimet në aplikacionin sekret "Sky ECC" janë zbërthyer dhe dokumentacioni për Shqipërinë ka mbërritur në SPAK.
Autoritetet e huaja të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit, prej shumë muajsh kanë arritur të thyejnë këtë aplikacion dhe po u dërgojnë shteteve përkatëse dosjet për grupet kriminale dhe zyrtarësh shtetërorë që kanë bashkëpunuar me ta, në mënyrë që të ndërmerren veprime ligjore.
SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për shtetasin: Hajdar Çopja, Martin Musaj, Pajtime Fetau, Mikael Qosja, Guri Biba, Renato Masuku, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen dhe Franc Çopja, Leonard Rragami, Agusstin Çinari, Altin Kamami, Rexhino Doçi, Arben Lamçja, Eljo Bitri, Dorian Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Meçja, Arsen Mema, Elvis Daka/Dragoviç.
ky vend nuk behet ! Duhet te qeveriset nga te huaj qe te shohme drite
Totalisht muslimon brother's..... allah uakbar
Pajtime Fetau ka bere pasuri pafund duke kerkuar rryshfet per çdo gjyq qe ka bere.SPAK duhet t’i sekuestroje Tregun te arixhinjte ne (Rapishte) qe e administron i vellai.Duhet sekuestruar godina gjigande ne hyrje te portes se kalase ne krahun e majte(zdukthtari dhe godine banimi 2-3 kate.)Kjo godine eshte ngritur me para te pista dhe pas vdekjes se pronarit,babai i tij i moshuar(Bahit)ia shiti Pajtimes.Kjo e fundit ia ka dhene me qera vjerres se vajzes.Jane 2-3 hyrje ne katin 4-5 ne pallatin perballe Kristoforidhit qe Pajtimja i ka nxjerre ne shitje,Jane disa hyrje,dyqane dhe objekte tregetie qe ua ka dhene te afermve.Jane disa,jo nje,apartamente ne bregdet.Per para kesh nuk dihet sa ka.SPAK duhet te filloje menjehere hetim pasuror per kete Perbindesh te Pangopur te Zhdrejtesise.

I jap te drejte Elbasanlliut, vetem sekuestrimi i pasurise se bere me gjoba, do beje qe keto hajdute, ne keto poste shteti te vene mend. Ndryshe do mbesim ne thenjen "Selanik e tatepjete, keshtu ka qene e keshtu do jete.