Pas 8 orësh Beqaj del i qetë nga zyrat e SPAK: Dhashë sqarimet e mia si person në dijeni

18 Korrik 2022, 19:38Kronika TEMA

 

Pas 8 orësh Beqaj del i qetë nga zyrat e SPAK: Dhashë sqarimet e

Ish- ministri i Shëndetësisë ilir Beqaj ka kaluar sot një seancë të gjatë hetimore përballë prokuorëve të SPAK, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes që po ndjek Prokuroria për sterilizimin.

Pas përfundimit të seancës hetimore, Beqaj u tha gazetarve se kishte dhënë dëshmi para prokurorëve "dhe përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale" tha ai.

Koncesioni i sterilizimi i dhënë në viin 2015, ka qenë në fokus të akuzave të opozitës dhe disa mjekëve të afërt me të lidhur me eficencën e tij, ndërsa qeveria ka nxjerr në dukje se konseicioni ka shpëtuar jetë njerëzish, ka ulur kohën e qëndrimit të njerëzve në spital, dhe ka ulur ndjeshëm rastet e infeksioneve nga operacionet.

Hetimi ka nisur pas një denoncimi në prag të fushatës elektrale në vitin 2019 nga nisma "Thurja".

Prokuroria po heton rreth favorizmeve të mundëshme të një prej ortakëve të shqoërisë që ka marrë koncesionin dhjetvjecar, por pas tri vitesh hetimi ende nuk e ka mbyllur hetimin.

 

1 Komente

  1. H
    Hasoni

    Po normal del i qetë milionat kane ikur offshore

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje