Përfundon plotësimi i formularit për ‘SkyECC' dhe 'EncroChat’: Asnjë polic s’deklaron se ka përdorur aplikacionet e grupeve kriminale

30 Dhjetor 2023, 11:44Kronika TEMA
Përfundon plotësimi i formularit për ‘SkyECC' dhe

 Ka përfunduar procesi i dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit të aplikacioneve "SkyECC" dhe "EncroChat" nga Policia e Shtetit.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se asnjë punonjës nga e gjithë struktura e policisë nuk ka pranuar që të ketë pasur në përdorim aplikacionet "SkyECC" dhe "EncroChat" që përdoren edhe nga grupet kriminale.


Të njëjtat burime thonë se të gjithë formularët do t'i nënshtrohen një analizimi të plotë në vijim. Procesi i vetëdeklarimit ka përfunduar 4 ditë para afatit të fundit, që ishte vendosur data 4 janar 2024.

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari, por ata kanë mohuar të kenë përdorur më herët aplikacionet që po tronditin botën e krimit, “SkyECC” dhe “EncroChat”.


Deri më tani, janë 3 dosje të SPAK ku ka të përfshirë policë që ose janë vetë ata në këto aplikacione, ose diskutohet për ta.

E para ishte dosja e grupit të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, e dyta ishte “Metamorfoza” ku u godit ish-kreu i Operacionales Oltion Bistri dhe së fundmi shefi i krimeve në Komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni. SPAK, deri më tani, ka rreth 70 policë që po i heton, emrat e të cilave janë shfaqur në “SkyECC” dhe “EncroChat”.

 

1 Komente

  1. D
    DMK

    Po pse prisnin të pranonin vetë tms Kush i shkruan këta formularë me pyetje idiote

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje