Shtohet numri i zyrtarëve me eskortë: Ja kush do mbrohet nga Garda!

29 Dhjetor 2023, 13:22Kronika TEMA

Shtohet numri i zyrtarëve me eskortë: Ja kush do mbrohet nga Garda!

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të fundit për këtë vit, teksa ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme, mes të cilave edhe përcaktimi i personaliteteve shtetërore, që do të merren në mbrojtje nga Garda e Republikës.

Kështu, sipas vendimit të qeverisë, është vendosur mbrojtje për kreun e BKH-së, gjyqtarëve të GJKKO-së dhe SPAK-ut. Po ashtu, mbrojtja është shtuar edhe për AKSHI-n dhe Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

“V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.597, DATË 13.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12, pika 1, shkronja “d”, dhe pika 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

I. Në vendimin nr.597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

1. Në shkronjën “g”, të pikës 1, fjalët “ … dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;” zëvendësohen me “… , Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjyqtarët e gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; …”.

2. Në shkronjën “b”, të pikës 2, pas nënndarjes “iv” shtohen nënndarjet “v” dhe “vi” me këtë përmbajtje:

“v. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit;

vi. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.”.

II. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për    zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.”, thuhet në vendimin e qeverisë.

10 Komente

  1. A
    Ard

    Te rruhen prokuroret dhe gjykatsit te mos shkojne per gjah...se qoftelargu po pret..si Kosta Trebicka...i ndjeri...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Ku jetoj une presidenti e kryeministri ecin rrugeve mes njerezve pa frike....nuk kane mekate normal as kane bere pazare

      Përgjigjjuni
      1. z
        zhigolo

        Ti atje ku jeton,a ka shqiptarë shpellash?

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bardhi

          Teo, ti jeton ne shekullin XXI, atje ku nuk ka shpellare nga Vicidoli, si Sali Berisha apo Flamure nga Kukesi qe te organizojne vrasje si ne Shqiperi.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Teo ku jeton ti eshte demokraci e zhvillur ne po flasim per albanistanin

            Përgjigjjuni
          2. H
            Humoristi

            Besoj se shqiptaret e kuptojne se ne vendin tone nuk ka demokraci,me rritjen e numrit te eskordavec qeveritsre.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shtimi i Eskortave eshte mese normale !

              Po mbase ! sic thua ti ! po nese e ke moshen dhe ke perjetuar cfare ka ndodhur ketu e 33 vite me Popullin shiptare,, nga Penecilina kerma qe ka Infektuar cdo Zyre pothuaj dhe nje pjese te atyre Qytetareve / Fshatareve qe ju dha Leje te rrembejne gjithcka ! Tok e xanun- se pasurite e gjithe shqiperise te tjera i mori vete dhe per grupin e tije te Ciftelise ! saqe i cveshi qe ne fillim me Firmat Piramidale ! i la lakuriq ne diell qe mos te conin me koke ne Jeten e tyre Familiare.. Keto jane pasojat prandaj mese e drejte te shtohen Eskorta per njerez qe zbatojne Ligjet..

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shtimi i Eskortave eshte mese normale !

                Po mbase ! sic thua ti ! po nese e ke moshen dhe ke perjetuar cfare ka ndodhur ketu e 33 vite me Popullin shiptare,, nga Penecilina kerma qe ka Infektuar cdo Zyre pothuaj dhe nje pjese te atyre Qytetareve / Fshatareve qe ju dha Leje te rrembejne gjithcka ! Tok e xanun- se pasurite e gjithe shqiperise te tjera i mori vete dhe per grupin e tije te Ciftelise ! saqe i cveshi qe ne fillim me Firmat Piramidale ! i la lakuriq ne diell qe mos te conin me koke ne Jeten e tyre Familiare.. Keto jane pasojat prandaj mese e drejte te shtohen Eskorta per njerez qe zbatojne Ligjet..

                Përgjigjjuni
              2. F
                Fierakja

                Krimi i organizuar dhe " mosbindja civile" per te cilen ben thirrje S.B paskan shkelur vijen e kuqe....bashkeveprim i falangave ultranacoinaliste ne kundervenie te institucioneve te shtetit ligjor.. Njerez jini vigjilent !

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vranakonti

                  Qevera bene shume mire qe bene sigurimin e jetes se njerzeve te drejtesis. Kjo behet per arsye,se, ka njerez qe mendojn diten se ke do vrasin naten. Njeriu keq ndodhet kudo dhe e bene te keqen kur i teket atij. Ne vendin tone do ishte mire te ekzizstonte ligji me vdekje,se ai ligj do e frenonte krimin per cilin do dhe per njerzit e drejtesise.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje