Fier: Nuk u bind dhe e qëlloi me grushta, polici plagos djalin e kolegut me armën e shërbimit. Reagon Policia: Ja çfarë ndodhi

28 Dhjetor 2023, 20:09Kronika TEMA
Fier: Nuk u bind dhe e qëlloi me grushta, polici plagos djalin e kolegut me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Fierit.

Mësohet se gjatë një konflikti me patrullën e policisë në qendër të qytetit, një person ka mbetur i plagosur.

Paraprakisht bëhet me dije se një nga efektivët e policisë që po patrullonte është konfliktuar me një shtetas.

Pasi grindja ka agravuar efektivi i policisë së patrullës me inicialet Sh.J. ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur të riun me të cilin u përfshi në konflikt.

Raportohet se ai ka qëlluar djalin e një tjetër efektivi policie, i cili është transportuar me urgjencë në spital dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për  jetën.

Policia ka shoqëruar efektivin dhe të gjitha veprimet po kryhen nga AMP për të shmangur konfliktin e interesit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B.,  ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

11 Komente

  1. L
    Lani

    Rrihet polici ne detyrë?!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fierak

      Nëse është kështu siç është treguar më sipër, mirë ja ka bërë, rrugaçi ka dhe babanë polic. Zhdukni këta elementë nga policia, pastroheni nga plehrat.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jimi

        Ne kete rast, polici jo vetem qe ka kryer detyren, por per kete edhe duhet falenderuar. Mjafte me me keta cuba, qe bejne te fortin ne lagje apo qytet !

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

          Arma perdoret kur agresori rezikon jeten e polivit. Po me nje drejtor policie si Lorenc Panganika thuhet ne kushtet e vetmbrojtjes

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Ky personi i plagosur duhet te denohet per dy krime. Nje qe nuk iu pergjigj urdherit te policise ne nje zone qe nuk lejohej, dhe tjetra qe ka goditur policin ne detyre. Polici nuk ka bere asnje shkelje, sepse ky personi i ka bere cdo veprim me ndergjegje te plote kundra policise, jo aksidentale.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xha Dyli

              Po në ballë ti kishte rënë maskarait.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rorirota

                Polici ka bërë detyrën, këta të fortët duan të bëjnë ligjin. Ka dhe kështu, të qëllosh në detyrë policin do marrësh përgjigje, e vetmja mundësi për tu mbrojtur është arma, prandaj e kanë. Polici e ka izoluar, i ati që është polic duhet të mbajë qëndrim ndaj të birit…të vërë veten në vënd të kolegut, si do kishte vepruar ai nëse dikush do e godiste me grushte për shkak të detyrës?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Myzeqari

                  Qënka djali një kolegu..... . Po inshalla ja ke këput këmbën që te zvarritet gjithë jetën...... . Si e qëllon kolegun e babait me grusht ti?

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Atdheu

                    Aq mire ja ka bere langos. Goditet polici ne detyre? E ka dha babane vete polic. Ta marrin , ta rasin dhe brenda tani.

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Ylli

                      Goditi policin ne detyre??Epo cfare kafshe?Pse nga kembet??Nje ne koke,do kurseje ca oksigjen

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tetovari2

                        Ky gazetar është kazan ,apo gazetar i plepave!?Në pjesën e parë,kur e lexon artikullin të lë të kuptosh se polici godit shoferin e veturës, ndërsa më poshtë sqaron se shoferi godit policin! Përndryshe polici mirë ka vepruar në vetëmbrojtje sepse kemi pa shumë raste se njeriu mund të vritet edhe me grushta.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje