Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kefaloni të Greqisë, ku një 25-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë, duke e goditur 10 herë një të moshuar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës.
Sipas policisë, 25-vjeçari shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari i ruante.
Mediat greke raportojnë se, kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas, dy grabitësit u larguan.
Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste për ndihmë, duke u shembur përtokë në shtëpinë më të afërt që gjeti.
73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës.
Më në fund, dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalonisë.
Ju qofte i lehte burgu more trima. Nuk besoj se do shikoni drite dielli per nja 15 vite po qe se jeni akoma gjalle. Fytyra te poshtra si puna juaj na kane bete qe te na vije turp te themi se nga jemi kur shkojme jashte shtetit.
O sa turp te jesh shqiptar!
Po tja kishin bere prane families se ketyre trimave kerma ! atehere do te tmeroheshin keta kerma kriminele..... nuk luan role nacionaliteti per secili qe ben keto krime...do zoti vdesin ne Burg... sa shqiptare kane mbijetuar dhe mbijetojne duke punuar ne Greqi.... sa Qytetare Greke ju kane besuar shtepi dhe katandi shqiptareve ne Greqi...shume e shume... Ja dhe produketi i familieve shqiptare ! ne vend te punojne me ndere dhe me djerese te jetojne....nuk ju ndahen krimeve te llatarshme...ne vite te tera kudo ne Bote....nje pjese vetem krime...pastaj dalin disa dhe kritikojne Grekerit...apo shtetet ku shqiptaret bejne krime..( Njerezimi eshte kudo njesoje ...vetem Politika ndryshon..ne Interesat e veta te shteteve te gtyre ....)