
Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar këtë të premte në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana po vijon procedurat me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit fqinj.
“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:B. U., 48 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Ja cfare donte thote kure Policia eshte ne sherbim te Qytetareve ... Cdo keqeberes nuk fluturon me. ! Si dikur u largua ne drejtim te paditur... Por kapen nje pas nje ,,eshte gjithmone vetem ceshtje kohe....... Rinia duhet te zere mend sa me pare qe te punojne ne rruge te paster.... Qe vete dhe Familiaret e tyre.....te jetojne kete Jete te vetme te Gezuar....