Plaurent Dervishaj në GJKKO: Unë isha me fat kur më bënë atentat, Andi Malokun nuk e ndihmoi zoti dhe vdiq

17 Tetor 2025, 14:26Kronika TEMA
Plaurent Dervishaj në GJKKO: Unë isha me fat kur më

Në GJKKO, vëlla i ‘Rrumit të Shijakut’, Vullnet Muça thotë se në Durrës përflitet se Plaurent Dervishaj është personi kryesor që e drejtoi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

"Edhe zotëria atje, ( për Plarentin) di që ne jemi gabimisht këtu. Ka ndodhur një ngatërresë pa lidhje, ne kemi ra viktimë, ai ka ra viktimë. As kemi lidhje, as dimë gjë thjeshtë i njohim si qytetarë Durrësi kaq. Nga gojëdhënat qe qarkullojnë në Durrës, thonë që Plarent Dervishaj është personi kryesor që e drejtoi këtë punë", tha ai. 

Nga ana tjetër, Plaurent Dervishaj ka folur për një atentat që i kanë bërë disa kohë para ngjarjes së 1 nëntorit, ndërsa është shprehur se ai ka qenë me fat dhe se ka ndihmuar zoti, pasi në pjesën e pasme të automjetit me të cilin ai udhëtonte, ishte dhe djali i tij. Për Andi Malokun, ai thotë se ishte i pafat pasi nuk e ndihmoi zoti.

"Nuk po arrij të kuptoj sensin e këtij procesi gjyqësor. Cfarë po kërkoni, të na dënoni apo të zbardhni ngjarjen? Të gjendet kush është shkaku i gjithë kësaj historie, është Arjan Ndoj, Andi Maloku apo Aleksandër Laho? Unë e quaj fat që ne kemi qenë në atë makinë kemi shpëtuar gjallë. Sepse unë kam pasur djalin mbrapa. Përpara plumbit te gjitha kokat janë njësoj, nuk kursen asnjërin. Mua më ndihmoi Zoti, ndërsa Andi Maloku vdiq se nuk e ndihmoi Zoti. S’po kërkoj mëshirë unë këtu, por drejtësi. Mos bëni teatër këtu", tha Dervishaj. 

Lini një Përgjigje