Po kryenin punime me qëllim shfrytëzimin e inerteve në shtratin e lumit Mat, IKMT sekuestron 3 fadroma në Milot

25 Maj 2023, 19:48Kronika TEMA

Po kryenin punime me qëllim shfrytëzimin e inerteve në shtratin e

Mbrëmjen e djeshme në Milot Inspektoriati Kobëtar i Mbrotjes së Territorit ka sekuestruar 3 automjete të tipit ‘fadromë’ të cilat po kryenin ndërhyrje në lumin Mat me qëllim shfrytëzimin e inerteve të këtij lumi.

E pranishme për sekuestrimin ishte edhe policia e cila mbërriti në vendngjarje pas marrjes së informacionit se disa fadroma po kryenin ndërhyrje me qëllim shfrytëzimin e inerteve në shtratet e lumenjve.

Aksione të tilla nga IKMT në këtë zonë ka pasur edhe një muaj më parë pranë urës së Drashovicës si dhe një javë më parë po në Milot si pasojë e të cilave janë sekuestruar dy automjete tip ‘fadrome’ që po kryenin ndërhyrje në grykëderdhje të lumit Mat.

Lini një Përgjigje

Blog Tema