Operacioni për arrestimin e dy inspektorëve të policisë së Elbasanit dhe tre personave të tjerë, ka zbuluar se personat nuk kanë pasur për qëllim tu marrin qytetarëve vetëm shuma financiare por edhe të mira material.
Gjatë hetimeve të kryera përmes përgjimeve ambientale dhe vëzhgimeve në teren, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ka zbuluar se njëri nga inspektorët e policisë Elbasan, i ka marrë një qytetari dhe një viç të therur.
Bëhet fjalë për inspektorin Çelnik Toska, i cili aktualisht është arrestuar në masën e sigurisë “arrest në shtëpie”. Toska në një rast është provuar se ka marrë nga Zenel Taragjini dhe babai i tij, Lirian Taragjini, një viç të therur.
“Ora News” mëson se sasia e mishit është marrë në këmbim të lirimit të një automjeti, që ishte bllokuar nga policia e Elbasanit.
Megjithëse gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Çelnik Toskën, prokuroria e Posaçme SPAK, tashmë ka apeluar këtë vendim duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg, për punonjësin e policisë së Elbasanit.
Kërkesë Apelimi është depozituar nga SPAK edhe për inspektorin Sefer Shuka, i cili akuzohet për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në vendimin prej 54 faqe janë të ekspozuara dhjetëra biseda telefonike që inspektorët flasin me qytetarët për lirimin e makinave të bllokuara, ku herë pas herë përmendin dhe zgjedhjen e problemit përmes prokurorëve të Elbasanit.
Punonjësit e policisë u merrnin qytetarëve nga 500 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion, në këmbim të lirimit të makinave.
Nuk di nga ta fillosh tek ky popull.Kam dyshim se edhe ajri eshte korruptuar se njerezit pa asnje lloj dyshimi jane nga vermoshi ne konispol te gjithe te korruptuar deri ne palce.
Sapa, shumë e saktë. Respekte. Nje prokuror i korruptuar i SPAK-ut, dhe nje gjykatës i korruptuar, denojne nje inspector të korruptuar nga nje qytetar i korruptuar. Dhe kjo behet sipas ligjeve qe Ka bere nje Parlament me deputete të korruptuar. Nje shoqeri e korruptuar deri ne palcë. Se qysh egzistojme ne si shtet vetem nje zot e di. Nuk jemi popull i keq. Vetem se vdesim per nje çike korrupsion. E ka gjetur Adelina Balashi me Jovan Bregun, qe vdiste per "nje çike magazine, sepse ne mos rrjedh, do pikojë". Jemi nja dy miljonë Jovan Bregë, dhe ja hedhin fajin Saliut, Nanos, Metës, dhe Ramës. Ne një komb tjeter, Ilir Meta do ishte denuar tani me 360 vjet burg, ndersa Saliu do bente burg edhe mbas vdekjes. Por ne Shqipëri janë kryetarë partish. Ato 450 vjet men pushtimin osman bënë të vetën. Na kane bastarduar. Ja shiko Greqinë. Megjithese shtet i Bashkimit Europian me dekada të tera, prapë jane të korruptuar deri ne palcë. Kroatet dhe Sllovenet janë te ardhur ne Ballkan, nga dyndjet sllave të viteve 800 dhe 900, por nuk ranë nen ndikimin Osman dhe shpetuan. E hengri Bosnja që u be myslimane. Diktatura komuniste e Enverit, beri keq, por beri edhe mire. Na vuri ne brazdë, dhe vuri forcën e ligjit, na beri shtet. Ne e treguar veten ne 1992. Sapo erdhi në krye nje xhahil si Saliu, ne vajtem ne fis. U kthyem nja 300 vjet mbrapa, rrumpallë. Jemi vendi me perqindjen me të madhe të rrumpallave. 30% janë, por bejne zhurme sa per 70.
Babarrahimondi: vici ishte kurbon per mua ..... gezuar nevruzin
Hajde Oficera Policie Hajde.... edhe ne Kabul nuk do guxonte Oficeri i policise deri tek.....Viçi!!!!!! Kjo eshte te prekesh fundin.
Hajde Oficera Policie Hajde.... edhe ne Kabul nuk do guxonte Oficeri i policise deri tek.....Viçi!!!!!! Kjo eshte te prekesh fundin.
eshte mentaliteti otoman per keto vemje qe s'ngopen me rrogen e tyre ,por duan edhe djersen e tjetrit, ptuuuu race e qelbur.
Kto jane politikanet e partise se sali berishen e partise ilir metes. Do ju vije fundi ketyre legenave.
shqiptaret admirojn ameriken, anglin, gjermanin, vende ku ska korrupsion. Korrupsioni eshte krimbi qe na kalb, qe sna le te ngreme koken. vetem kur te mposhtim kete mallkim otoman do ngrejm koken si komb. faleminderit spak, bjerini me fort.