Shiste armë zjarri për 50 mijë lekë, arrestohet punonjësi i policisë në Skrapar

25 Maj 2023, 12:39Kronika TEMA

Shiste armë zjarri për 50 mijë lekë, arrestohet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e rajonit Fier-Berat ka ndaluar punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor Dritan Nano në Komisariatin e Policisë Skrapar, pasi dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh.

Njoftimi: 


AMP ndalon punonjësin e policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ndaloi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor D.N., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

AMP falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimet dhe garanton se do të trajtojë me përgjegjësi dhe shpejtësi çdo rast.

1 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Bravo cuna...Perpara me droge, arme, kontrabande...keshtu ju mesoi dhe pasuroi Borat-i i Shqiperise, nipi i Spiro Kolekes..

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema