Italiani humb kontrollin e makinës dhe përplas për vdekje të moshuarën shqiptare

25 Maj 2023, 19:10Kronika TEMA

Italiani humb kontrollin e makinës dhe përplas për vdekje të

Një 75-vjeçare shqiptare është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Granarolo dell’Emilia në Itali. Një aksident fatal i ka marrë jetën Salie Gjonzenalaj. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e 24 majit në via San Donato, në Granarolo.

Trupi i viktimës është gjetur pas disa orësh në rrugë. Shqiptarja është përplasur për vdekje nga një mjet që drejtohej nga një italian. 

Drejtuesi i makinës ishte një 55-vjeçar italian, i cili pretendohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllat e ndriçimit dhe më pas duke dalë nga rruga. Policia vendase ka ndërhyrë në vend dhe ka kryer konstatimet.

Kanë qenë familjarët që janë alarmuar duke mos parë 75-vjeçaren të kthehej në shtëpinë e saj, jo shumë larg vendit të tragjedisë. Do të kishte qenë një nga fëmijët që gjeti trupin e fshehur nga bimësia, duke ndjekur rrugët ku ajo shkonte për një shëtitje.

Lini një Përgjigje