Po lahej në lumin Drin, mbytet 13-vjeçari

16 Korrik 2024, 15:40Kronika TEMA
Po lahej në lumin Drin, mbytet 13-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mjedë në Vaun e Dejës.

Një i mitur 13-vjeç dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujërat e lumit Drin, teksa ishte duke u larë.

''Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.  

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti'', - njofton policia.

Lini një Përgjigje