Po transportonte me valixhe një kallashnikov me municion, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

20 Dhjetor 2025, 09:52Kronika TEMA
Po transportonte me valixhe një kallashnikov me municion, arrestohet

Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë Tiranës si pasojë e një operacioni kundër trafikut të armëve.

Mësohet se i riu mbante në një valixhe udhëtimi një kallashnikov dhe municion luftarak. Sipas dyshimeve të policisë, ai kishte për qëllim shitjen e armës.

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak”, njoftoi policia.

Uniformat blu po vijojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje për të zbuluar rrethanat e plota të saj dhe blerësit e mundshëm të armës.

1 Komente

  1. k
    k

    Rinia e degjeneruar shqiptare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje