Policia e Tiranës, operacion i madh antidrogë në kryeqytet: 38 masa sigurie

14 Nëntor 2025, 09:24Kronika TEMA
Policia e Tiranës, operacion i madh antidrogë në kryeqytet: 38

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë, i cili ka çuar në lëshimin e 38 masave sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Sipas burimeve, deri tani janë ekzekutuar mbi 20 masa, ndërsa operacioni vijon ende në disa zona të Tiranës për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

Hetimet kanë zbuluar se bëhet fjalë për disa grupe që ushtronin aktivitet të organizuar në shpërndarjen e drogës në zona të ndryshme të qytetit.

Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Antidrogës në koordinim me Prokurorinë e Tiranës.

Lini një Përgjigje