
Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri.
Lajmi është bërë me dije nga familjarët.
Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.
“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.
Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000”, shkruan djali në një postim në rrjetet sociale.
Edlira Haxhiymeri, pedagoge e shquar e Universitetit të Tiranës ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë. Ajo ka mbajtur gjithashtu postin si sekretare organizative në selinë rozë. Vitet e fundit ajo ishte kthyer në një zë të fuqishëm kritik.

Ngushellime te sinqerta Familjes se nderuares Deputete e Petagoges Edlira Haxhiymeri U preht ne Paqe ...
Ti rrojne femijet e familja e saj.Qofte i lehte dheu ne te cilin do te prehet kjo zonje e nderuar!Ngushelloime te perzemerta!
Ngushellime, por per ke ishte kthyer nje ze i fuqishem kritik, per mua dhe kur jane vitet e fundit se ajo ka 5 vjet qe vuan me shpirtin e saj apo i ka ngele kohe qe te kritikoje dhe fuqishem?!
Jeni shume i pameshirshem ore Sqarim. Edlira ka qene ze i fuqishem dhe shume kritik ne PS. Deri ne kohet e fundit ka qene e pranishme ne rrjetet sociale me mendimet e saj te vyera, Ca prisje ti te merrte automatikun dhe te luftonte. Idiot e kafshe stalle.
Ngushullime nga zemra.
Iku dhe nje tjeter njeri i mire dhe intelektuale e nderuar. Gjynah! U prehte ne paqe!
Haxhiymeri qytetare e menjanuar krejtesisht nga Rilindja e Rames perfaqesuar nga maloke si Nikolla me diplome Kristali me mesatare 5.5
U prefsh ne paqe Zonje. Aq e mire, aq e nderuar. Ngushellime Prof. Eqeremi. I paharuar kujtmi i saj.
Ajo ishte profsoreshe e nderuar qe ka arsimuar dhe edukuar breza me rradhe.. Humbje e madhe eshte per auditoret dhe studentet qe nuk do e kene me prane. Sa per partine..aman mos e etiketoni humbje per partine..partia e pati humbur kur e la jashte
Humbje shume e madhe per shoqerine shqiptare. Kishim shume nevoje per zerin e saj.
Nje Zonje e nderuar, fisnike, pershtypje me te mira per Profesoreshe Eden. Ne parajse shpirti i saj !
Zonje e nderuar..ngushellime familjes
Ngushellimet me te ndjera familjes se Prof Edlires, nje zonje grua. I perjetshem kujtimi i saj; .
Shume e dhimeshme e re dhe grua nga ato qe ju thone zonje e vertete Ngusheime familjarve
Qofte e parajses! Zoti u dhente force e kurajo familjareve.