"I thyen kafkën dhe i shëmtuan fytyrën përgjithmonë”, zbardhet historia e plagosjes nga binjakët Veshaj: I ngacmuan të fejuarën shokut

12 Maj 2022, 14:21Kronika TEMA

"I thyen kafkën dhe i shëmtuan fytyrën

Vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj nuk i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë. Më 27 maj 2021 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do të shqyrtojë dosjen e dy vëllezërve të cilët janë dënuar nga dy gjykata të mëparshme për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin adoleshentë, gjimnazistë.

Rekursi është bërë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj i cili kërkon që dy vëllezërit të kryejnë dënimin në burg dhe jo tu pezullohet ashtu si ka vendosur gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Dy gjykatat shpallën fajtorë dy vëllezërit për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe i dënuan me 2 vite burg por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhëruan pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim.

Ora News ka siguruar dosjen ku tregohen të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 7 shkurt 2013 të ndodhur në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, si pasojë e një sherri të ndodhur mes disa personave është dëmtuar me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje.

Donaldi dhe Romeo ishin atëherë nxënës të shkollës së mesme “Reald”.

Më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30 Arjani ka qenë pranë shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” i shoqëruar nga një tjetër në pritje të të fejuarës së tij e cila ishte nxënëse në këtë shkollë.

Në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit Romea Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar, thuhet në dosje.

Një ditë më vonë, 7 shkurt 2013, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit.

Më pas dy prej tyre janë larguar ndërsa Arjani dhe njëri prej kushërinjve dhe vajza janë nisur në drejtim të një qendre tregtare po në lagje.

“Në këtë moment Arjanin e kanë thirrur një grup personash mes tyre dhe Romeo dhe Donaldi. Fillimisht janë debatuar me Arjanin e më pas e kanë goditur të githë së bashku me sende të forta. Më aktiv në këtë ngjarje kanë qenë dy të pandehurit Romeo dhe Donald Veshaj. Në këtë ngjarje ata janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm para ngjarjes dhe në vijim” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Personat që kanë qenë në shoqërinë e Arjanit kanë mundësuar shuarjen e konfliktit dhe dërgimin e tij në spitalin civil për dhënien e ndihmës mjekësore

Tërheqja e padisë

Në përfundim të hetimeve me vendimin e datës 11 korrik 2013 është vendosur mosfillimi i çështjes penale pasi i dëmtuari nuk është paraqitur për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe në vijim ka tërhequr ankimin e paraqitur lidhur me ngjarjen.

Por me shkresën e datës 5 gusht 2013 të dërguar nga instituti i Mjekësisë Ligjore rezultonte së dëmtimet e Arjan Lalajt në sherrin e 7 shkurtit ishin klasifikuar si plagosje të rëndë, pasi ato kanë dhënë shëmtim të përhershëm të fytyrës.

“Konkretisht i janë konstatuar thyerje e kockës së kokës, zhytje të dukshme në regjionin ballor në kokë, tronditje e trurit të shkallës së mesme. Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse dhe janë klasifikuar si plagosje e rëndë pasoi kanë sjellë shëmtimin e përhershëm të fytyrës” shkruhet në dosjen e prokurorisë.

Romeo dhe Donaldi pranojnë sherrin

Gjatë hetimit janë pyetur disa persona mes tyre dhe i pandehuri Romeo dhe Donal Veshaj të cilët kanë dhënë shpjegime dhe kanë pranuar se ditën e ngjarjes janë përfshirë në konfliktin fizik me të dëmtuarin Arjan të ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

“Grindja e ndodhur mes të dëmtuarit Arjan Lalaj dhe Romeo e Doland Veshaj e ka zanafillën një ditë më parë për shkak të debatit të zhvilluar midis të dëmtuarit dhe të pandehurit Romeo Veshaj.

Ndodhja e te pandehurve në vendin e ngjarjes me date 07.02.2013, në pritje të personit objekt sulmi, është për shkak të konfliktit të mëparshëm, pra të një dite më parë nga debati zhvilluar midis të dëmtuarit dhe të pandehurit Romeo.

Ditën e ngjarjes të pandehurit në marrëveshje të mëparshme midis tyre dhe me persona të tjerë nga të cilet janë ndihmuar për të goditur të dëmtuarin Arjan, për shkak të debatit midis tij me të pandehurin Romeo, kanë goditur të dëmtuarin me sende të forta në trup duke shkaktuar dëmtime të rënda të shëndetit” shkruhet në dosje.

Pse duhen denuar

Prokuroria pranon se më vonë marrëdhëniet mes të pandehurve dhe të dëmtuarit janë normalizuar por kjo nuk justifikon gjykatën për të përcaktuar si mënyrë të vuajtjes së dënimit ndaj të pandehurve, atë të parashikuar nga neni 59 i Kodit Penal.

Prokuroria thotë se duhet pranuar fakti se rrezikshmëria shoqërore e të pandehurve është e lartë pavarësisht moshës, kjo dhe për mënyrën dhe mjetet e përdorura nga të pandehurit në funksion të realizimit të mendimit krimit.

Gjithashtu vepra penale për të cilat janë akuzuar është me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Për prokurorinë rrethanat lehtësuese që janë marrë parasysh nga gjykata nuk mund ti mjaftonte të lejonte atë që të aplikonte për të pandehurit pezullimin e dënimit me burgim.

Prandaj më 27 maj 2022 prokuroria kërkon ndryshimin e vendimit të datës 5 Prill 2017 të Gjykatës së Apelit të Vlorës dhe të datës 8 qershor 2015 të gjykatës së Vlorës duke mos aplikuar pezullimin e dënimit për të pandehurit.

Donald dhe Romeo Veshaj janë emra të përfolur në faqet rozë me historitë e tyre të dashurive.

34 Komente

  1. I
    Ilir

    Vesi vdes me njeriun dhe keta horrat qe e mbajne veten vip do i perserisin ngjarje te tilla per arsye se i kan cfaqur por qe kan marre kot se ju duket vetja vipa.Te dy njerez te pa moralshem jane pasi ne publik publikohen mardheniet e tyre me femra te ndryshme qe lidhen e zgjidhe cdo muaj.Dhe tv bejne gabim qe promovojne njerez te tille te pa moralshem dhe te dhunshem

    Përgjigjjuni
    1. l
      lushi

      Ama Vlonjat jane çojani Arben Krajes se direkt e ploteson dosjen per gjykim,kuptohet me porosi te "guvernatores"!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Shkolla Mustafa Atatürk prodhon vec turkoshqipfoles kriminele...... allah uakbar.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arian

          Qemal Ataturkun e njeh bota. Po ty kush te njeh??. Shko merrja ne goje Qemalit atje ku eshte

          Përgjigjjuni
          1. b
            bureto

            Idiot! Lexoje mire, se dhunuesit kane qene nxenes ne nje shkolle tjeter dhe jo ne ate qe me qellim dashakeqes, aludon ti. I pa cipë, turp!

            Përgjigjjuni
          2. k
            k

            Pasojat e jetës provinciale bosje nga çdo vlerë dhe sens. Këta degjenerata ngjajnë me ssorrat e landfilleve të plehrave që sulmojnë zogjtë e tjerë që i afrohen plehrave.

            Përgjigjjuni
          3. v
            vlora.vlora

            kane gjetur ndonje merum se do ja kishen shkerdhyer rrobt te dyve do ti kishen ekzekutuar ne mes te rruges

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sara

              ne nje vend normal keta te dy do ishin ne burg e nuk do t'u canin trapin robve neper ekrane!!!

              Përgjigjjuni
            2. G
              Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

              Burg per vellezerit idiote.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kujdes sapunin atje ku do veni

                Vajtja ne burg i ndihmon mbasi behen dy here vip

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dashi

                  Qenkan kriminele te dy kta fshataret dalin dhe ne tv???!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Peti pi vërteti

                    Gjynah, janë të rinj. Kështu mund të hanë ndonjë kalamidhe.....

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      NIku

                      S'paska fis Arjani se ka 7 vjet qe s'i ka rene pas ketij muhabeti. Edhe keta gjeten shesh e bene pershesh se po te ishte ndonje hundelesh do ta kishin lene me aq debatin, pa sherr.

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        .

                        "S'paska fis" dhe ai tjetri "kane gjetur ndonje merum se..." ky mentalitet është problemi, jeni një kategori me 2 personat në fjalë

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Shqiptari

                        Mjafton ti shikosh si flasin si sillen per ta kuptuar qe jane llum rruge.Kur marrin dhe emrin vip pastaj vaj medet per kete vend. Shpresojme te perfundojne atje ku e kane vendin megjithse tek ne keto lloj eksperiencash quhen master .Paskan filluar te japin edhe koncerte sa andej kendej.Ata mund te jene mushka transporti po jo kengetar.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          The Rock

                          Mire e the Vlora Vlora kane gjetur ndonje merhum dhe jo tamom çun me bole se po te ishte ndryshe do u a shkerdhenin faren e fisit ktyre vipave te karit

                          Përgjigjjuni
                          1. Na mbyten fshataret e pagdhendur ...

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aron

                              Pra edhe i ngacmuan te fejuaren edhe e rrahen derisa e shemtuan perjetsisht. Perse jane jashte keta dhe nuk jane ne burg?

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                ASD

                                Sjane ne burg per arsye te rrethanave lehtesuese. Te cilat jane: "po ne e rrafem". Kane pranuar fajin. Shtet vk. Drejtesi vk.

                                Përgjigjjuni
                              2. A
                                Alex

                                Po cfare shteti karagjos eshte shqiperia ku per nje grusht pare qe keta dy karagjose mund te Ken dhene nuk I denon dot , kjo eshte ajo qe quhet demokraci sipas shqiptarve, po ik o qiuni

                                Përgjigjjuni
                                1. l
                                  leko

                                  Shikoni cfar "drejtesie" ka ne kete vend.... Krimi eshte kryer ne vitin 2013, keta vellezer ketu kane qene perse nuk eshte vepruar per nje ceshtje kaq te thjeshte... O drejtesi e hajduteve dhe e plerave... Mjere ata qe i con halli ne dyert e gjykatave sepse vetem ndyresirat punojne aty, keta nuk duhen hequr se jane bere miljoner por duhen varur....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    kirurg

                                    Kanë paguar lekë edhe për gjykatësin, edhe të dëmtuarin. Pyetja është: KU I GJETËN PARATË për makinë dhe të tjera? Ishin prindërit trafikantë apo ata vetë?...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      kirurg

                                      Kanë paguar lekë edhe për gjykatësin, edhe të dëmtuarin. Pyetja është: KU I GJETËN PARATË për makinë dhe të tjera? Ishin prindërit trafikantë apo ata vetë?...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        John Doe

                                        Tani që kanë marrë emër është kujtuar prokuroria të rihapë çështjen. Me sa duket ju bëjnë presion t'ju marrin lekë ????????. Pse çfarë kujtoni ju se e hapi për të vënë drejtësi ????????????. Nejse, do tunden mirë e mirë ata të dy te prokurori dhe pastaj te gjykatësit.... Ka punë puna.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tirona

                                          plasini brenda pidhat e motres ....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tirona

                                            plasini brenda pidhat e motres ....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Drilon

                                              O t'jua qish robt, ua kisha bere koken shoshe

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Fatma H

                                                Te dy keta vellezerit si ky Romeo si Donald Veshaj kam thene shume kohe perpara qe jane dy trafikante e kriminele qe have e pine pa punuar duke bere jete lluksoze. E po u bene dy katundare vlonjate te behen vipa e me femra te bukura. Te hetojecprokuroria e te kalben ne burg se aty e kane vendin ne kafaz e jo ne Big brother.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. p
                                                  pap

                                                  Mos u mërzisni, miq, cdo gjë në kohën dhe në vëndin e duhur. Gjithëkush shpërblehet në jetë me atë që meriton, sidomos kur mëndtë të dalin mbi flokë!!! Me sa duket këtyre nuk i'u ka ardhur dekiku akoma, aktualisht, janë në fazën e "ekstazës".... Bëni durim dhe do të jeni dëshmitare të asaj se do të vjelin atë që mbjellin!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. s
                                                    shqiptar tirone

                                                    Artikuj qe nuk kontrollohen se çfare shkruhet ne to. Lutem vini re keto dy paragrafe. "Tërheqja e padisë Në përfundim të hetimeve me vendimin e datës 11 korrik 2013 është vendosur mosfillimi i çështjes penale pasi i dëmtuari nuk është paraqitur për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe në vijim ka tërhequr ankimin e paraqitur lidhur me ngjarjen." Ne paragrafin qe vijon dirtekt mbas ketij: "Por me shkresën e datës 5 gusht 2013 të dërguar nga instituti i Mjekësisë Ligjore rezultonte së dëmtimet e Arjan Lalajt në sherrin e 7 shkurtit ishin klasifikuar si plagosje të rëndë, pasi ato kanë dhënë shëmtim të përhershëm të fytyrës." Nuk eshte nevojeshme qe te komentoj, por shtroj pyetjen: Si ka mundesi qe kur personi i demtuar nuk eshte paraqitur ne Inst. e mjekesise Ligjore dhe ky institut dergon raportin e demtimeve?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      Fani

                                                      Pap, jam plotesisht dakort me ju.ketyre funderinave do tju a degjojme krismen shume shpejt me revanshin fshataresk qe kane mare, si gjelat maje plehut qe I pret thertorja.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sita

                                                        Vajza trushpelara( qe adhurojne arrogancen, injorimin, keqtrajtimin, injorancen, kafsherine, psikopatine…)kini me shume respekt per veten tuaj.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Beti

                                                          E sakte. Turp per Bora Zemanin dhe kompani qe jepen pas ketyre plerave a thua se nuk ka djem te shkelqyer, por kapen pas thithlopave si ky Donald Veshaj.

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. E
                                                          Enco

                                                          Kanë goditur njeri të mirë, se po të kishin ra me ndonjë hund lesh, sot do ti ndiznin qiri tek vëndi ku do ti kishin bërë mut të dy këta kar derra. Nuk kan dhe aq faj, se janë shkërdhata televizione ku i gjëmojnë mbrapa hajde aman se do bëjmë emision. Histori me kurva, e la, e mori, se mori, do bashkohen, do ndahen, këto janë TV ku këtyre dy pallave çoç u duket vetja. Ore debilë binjakë, nuk të bën për burrë sot një pesëmbëdhjetë vjeçar or bablok, ju ka ik mëndja pas lavireve.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje