Arrest me burg për Ajas Sulemanin që përplasi me makinë në vijat e bardha familjen

12 Maj 2022, 11:26Kronika TEMA

Arrest me burg për Ajas Sulemanin që përplasi me makinë

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ajas Sulemanin i cili para disa ditësh përplasi me makinë në vijat e bardha çiftin Arjan e Vilma Konomi dhe foshnjën e tyre 3-muajshe.

Ndërkohë, hetimet për aksidentin e rëndë që ndodhi të dielën në Rrugën e Kavajës treguan se 39-vjeçari Ajas Sulejmani ishte përdorues i dy lëndëve narkotike, të kanabisit dhe drogës sintetike metamfetaminë.

Megjithatë para hetuesve shoferi i cili përplasi me makinën e tij teksa po kalonin vijat e bardha bashkëshortët Konomi dhe foshnjën e tyre, pretendon se lënda narkotike nuk është shkaku dhe se ai ka qenë duke lëvizur me rreth 40 kilometër në orë.

“Para semaforit frenova – ka treguar Sulejmani – por makina nuk ndali dhe nuk munda ta evitoja”.

1 Komente

  1. B
    Balo

    Ky frenoi,kupton ti? Por makina nuk ju bind ,ëëë! Pra nuk ka faj " amerikani" nga Tepelena,ka faj makina..... Mos i bini në qafë djalit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje