Dëshmon i penduari i drejtësisë: Si u njoh me Gentian Beqirin dhe porosia për vrasjen e tij

11 Maj 2022, 16:43Kronika TEMA

Dëshmon i penduari i drejtësisë: Si u njoh me Gentian Beqirin dhe

Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi ka dëshmuar në procesin ndaj Ardian Çapjes dhe personave të tjerë që akuzohen nga SPAK për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012.

Në seancë i pranishëm ishte dhe vetë, Ardian Çapja i cili së bashku me nipin e tij Florencin akuzohen si porositës të vrasjes së dyfishtë. Bardhi ka dhënë detaje të hollësishme që prej njohjes së Gentian Beqirit në burgun e Peqinit.

Dy nga të akuzuarit e tjerë në këtë ngjarje, konkretisht Olsi Lekun dhe Etjen Canin, Bardhi tregoi se i ka njohur pasi kanë qenë në një lagje. Në deklarimet e bëra bashkëpunëtori i drejtësisë tregoi se porosia për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit u dha nga Ardian e Florenc Çapja.

Më tej në rrëfimin e tij në seancë, Bardhi tregoi se ditën e ngjarjes ai së bashku me Olsi Lekun kishin konsumuar kokainë dhe alkool. Bardhi rrëfeu se në momentin që ka hapur zjarr në ambientet e banesës së Gentianit, plumbi i parë e ka kapur në faqe.

Në ato momente tregon ai arma i është bllokuar dhe në panik e ka tërhequr këmbëzën sërish duke e qëlluar 3 herë. Ndërkohë Olsi Leku që e shoqëronte, pasi ka goditur të atin e Gentianit i ka marrë frymën atij me jastëk.

Kjo dëshmi e dhënë në seancë por edhe më parë në prokurori, çoi në pranga Ardjan Çapjan, Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Ndërsa në kërkim u shpallën Jorgo Leku dhe Florenc Çapja. Këta persona, sipas SPAK, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal organizuan dhe finalizuan vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012.

Lini një Përgjigje