
GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për kalimin për gjykim të çështjes së ish-krut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. SPAK i përfundoi hetimet që në verën e vitit të shkuar dhe e dorëzoi dosjen në GJKKO, e cila ka vendosur sot për fillimin e gjykimit.
Dedja akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka për detyrimin ligjor deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë.
Krahas akuzës, SPAK kërkoi edhe sekuestrimin e pasurisë së Bashkim Dedjës pak muaj më parë me argumentin se ajo ishte fshehur. Bëhet fjalë për një banesë në Golem të Kavajës.
VENDIMI I GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi:
• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.
Ate Besnik Ymeraj kur do e marrin te pandehur ?