“Jam e sëmurë”, shtyhet në KPK seanca ndaj gjyqtares së Tik-Tok, Enkelejda Kapedani

9 Maj 2022, 11:41Kronika TEMA

“Jam e sëmurë”, shtyhet në KPK seanca ndaj gjyqtares

Shtyhet seanca në KPK ndaj gjyqtares së pezulluar të Elbasanit, Enkelejda Kapedani. Vetë Kapedani nuk ishte sot e pranishme në seancë, duke justifikuar mungesën me gjendjen e saj shëndetësore dhe për këtë dorëzoi një raport mjekësor, ku thuhej se është e sëmurë.

Në këto rrethana, KPK njoftoi mbledhjen e radhës më 16 maj ora 10:00, duke i kërkuar subjektit të marrë masa që të jetë e pranishme, ose të në kundërt të dërgojë avokat, pasi nuk do të ketë më shtyrje të seancës.

Kapedani është e pezulluar nga detyra prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas publikimit në Tik Tok të disa videove të filmuara në zyrë dhe teksa drejtonte makinën.

1 Komente

  1. q
    qytetar

    Gjynah .prisni te sherohet. Nderkohe merruni me Peshqit e Medhenj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje