U dënua për korrupsion, lirohet nga burgu ish-prokurori Edmond Karriqi

6 Maj 2022, 21:10Kronika TEMA

U dënua për korrupsion, lirohet nga burgu ish-prokurori Edmond Karriqi

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi është liruar nga burgu këtë të premte. Karriqi u dënua me 2 vjet burgim me akuzën e korrupsionit, por iu pezullua pjesa e mbetur e dënimit dhe do të qëndrojë në shërbim prove.

Ai u arrestua më 30 qershor të vitit 2021 në qendër të qytetit të Kavajës me urdhër nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).

Përmes përgjimeve, SPAK arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë. Bashkë me të u arrestua dhe shoferi i tij që bënte rolin e sekserit.

Deri në vitin 2019, Edmond Kariqi ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror.

Ndërsa, më pas ai u transferua në Kukës ku u komandua drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Lini një Përgjigje