
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Prokurori nuk ka mundur të kalojë kështu procesin e vettingut.
Ndoj nuk ka justifikuar dot pasurinë dhe sipas KPK ka kontakte me personazhe të botës së krimit. Për rrjedhojë ai është shkarkuar në unison nga anëtarët e trupës gjykuese.
Kujtojmë se krahas akuzave publike të kryeministrit Edi Rama, Ndoj u bë i njohur për publikun në dhjetor të vitit 2019 kur ndaj makinës së tij u qëllua me armë, ndërsa plumbat lanë të vdekur shoferin e tij Andi Maloku.
Në seancën dëgjimore në KPK javën e kaluar pikërisht çështja e atentatit sollën debate mes tij përfaqësuesit të ONM-së Theo Jacobs. Ky i fundit i tha Ndojës së ai shoqërohej me personat e gabuar dhe se ishte fatkeqësi për shoqërinë shqiptare që një person me zgjuarsinë e tij të bënte këto veprime.
Madje, duke shkuar edhe më tej, Jacobs i tha Ndojës se ai nuk do ta pranonte si pjesë të stafit të tij pasi kishte kontaktet të papërshtatshme.
Sakaq, Ndoj i konsideroi politike qëndrimet dhe sulmet ndaj tij, ndërkohë që kërkoi të kontrolloheshin tabulatet telefonike të kryeministrit Edi Rama, për të parë nëse ky i fundit po ashtu ka kontakte me persona të botës së krimit.
Sa lek ka bo ky!!!
Çudi si nuk tha se ishte vendim i pa drejtë dhe se do e apelonte në Strasburg. Se gjykatat e Strasburgut do merren me hajdutët , mafjozet dhe të korruptuarit e shqipërisë .
kta duhet te ndiqen penalishte ,sepse kjo do i ngjante pastaj Flet Rrufese dhene nga Dashi - deles me lekure cakalli Non Gratta - brrishit te shpelles
Futeni mor ne burg jete surrat. Surrat vrasesi, krimineli!
U shkarkua dhe cfare pastaj. Me miljardat cfare do behet ? Apo do i hyje politikes si e bija e Hajdarit ?
Shkarkimi eshte i pavlere fare nese parate nuk i sekuestrohen te gjitha.
Ketyre duhet tju merret pasuria ndryshe eshte kot kjo gjasme reforme ne drejtesi!
Krimi dhe korrupsioni tall bythën me pasuritë e vjedhura popullit,kurse shteti i shpërblen me karamele duke i perjashtuar nga drejtësia. Pa sekuestrim nuk ka rivënie drejtësie dhe ata do vazhdojnë njëlloj.