
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 3 punonjësit e burgut të Kavajës, ku dy ditë më parë u gjet i vdekur në ambientet e paraburgimit, 31-vjeçari Ilvi Meta.
Tre efektivët do të dalin nesër më 7 maj para Gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.
Më herët, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) i arrestoi efektivët.
AMP-ja ka sqaruar se, pas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupin e 31-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune.
Sakaq, pas marrjes dhe vlerësimit të provave në kuadër të këtij hetimi dyshohet se punonjësit me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke mos marrë masa për parandalimin e ngjarjes.
Në përfundim të hetimeve paraprake, AMP-ja ka arrestuar nënkomisarin P. B., me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë; inspektorin B. B., me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe inspektorin R. K., me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.
Të tre akuzohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Kavajës për hetime të mëtejshme.
Po per Politikanet qe kane Vrare para syve te gjithe botes me 21-janare 4 shqiptare ,salih berisha lulezim basha ? Apo Prokuroria nuk merret me Politikanet Kriminela e mafioze por vetem me popullin e policat e thjeshte . Juve ju do shkerdhyer grate e c'ju permban pragu ,se jeni Kanceri qe po shkaterron Shqiperine . Merreni me fukarenjt e jo me Kriminelet e vertete