“Trafik droge dhe krim i organizuar”, ekstradohet nga Gjermania ish-truproja i Saimir Tahirit

7 Maj 2022, 18:32Kronika TEMA

“Trafik droge dhe krim i organizuar”, ekstradohet nga Gjermania

Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, ish-truproja i  ish-ministrit të Brendshëm,Saimir Tahiri, Hekuran Marku.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit H. M., 47 vjeç.

Hekuran Marku  është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

3 Komente

  1. p
    populli

    Kjo tregon se ASPAKU po punon shume mire!Jam i mendimit qe ti arrestone edhe baben edhe djalin se me kete rast,pasqyrohet edhe puna e palodhur qe po bene Adriatik Llalla (nr.2).Me siguri do te jete urdher i Sali Berishes ! Kush nuk i bindet perandrise do ta pesoje si Saimir Tahiri,qe duhet te kishte folur se per ke u mboll gjithe ai canabis dhe ku ishte destinacioni.Sot qe na kane ardhur te na mbrojne (mallin) do e marrin falas ,fale premtimit te Komehinit qe do te behet kultivimi me ligj te posaçem per "mjeksine"!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Nese ky pendohet Sajmir Tahiri i hedh celsat ne det.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fillun Kazanxhonjte e paguar nga salih berisha dh

        Kto jane FakeNews .Boll u bete qesharake me Babalete e babahalese salih berishen e, skuthin meta , Nuk kan shanc ti shpetojne Drejtesise . Saimiri eshte ne Burg me sajesa por paFakte . Dhe do vij koha ku e verteta te dali ne shesh .Ateher do jet fundi i manipulueseve te Spak etj ne Bordellon e Prostututave Greko -Serbe salih meta . Nw qasnji vend te Botes nuk denon Gjykata pa Fakte dhe Fimime si ne Shqiperi -Saimirin qe u denua pas disa pergjimeve te sajuara pra asnji Fakt Konkret . Ata qe e denuat do ta paguajen shtrenjt dhe do zene vendin e Saimirit . Tik tak

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje