Zbardhen detajet: 39-vjeçari që përplasi çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh ishte nën efektin e drogës

8 Maj 2022, 19:23Kronika TEMA

Zbardhen detajet: 39-vjeçari që përplasi çiftin dhe

Të tjera detaje bëhen publike nga policia e Tiranës për 39-vjeçarin Ajas Sulejmani, i cili këtë të diel përplasi një çift bashkëshortësh dhe fëmijën e tyre 3 muajsh. Kështu, autori i dyshuar i këtij aksidenti të rëndë ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.”, tha policia ndërsa po ashtu shpërndau edhe momentin e kryerjes së këtij testi.

Siç shihet në këto pamje çifti i bashkëshortëve bashkë me karrocën e fëmijës së tyre të vogël po kalonin tek vizat e bardha, kur u përplasën nga makina që drejtohej nga Ajas Sulejmani. Pamjet tregojnë se 39-vjeçari ishte me shpejtësi të madhe, në shkelje flagrante të rregullave të qarkullimit rrugor.

Aksidenti i rëndë ndodhi gjatë mesditës në Rrugën e Kavajës. Çifti i bashkëshortëve mbetën të plagosur rëndë dhe ndodhen në spital. Menjëherë pas ngjarjes Sulejmani u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar më pas në një spital privat.

Policia tha se Sulejmani ishte ndëshkuar nga policia rrugore 8 herë, ndërsa vetëm 3 javë më parë u shoqërua dhe u procedua për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Shoferi i makinës, Ajas Sulejmani rezulton se në vitin 2014 ka qenë shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane për akuzën e trafikut të narkotikëve.

4 Komente

  1. S
    SPAK

    Te dhjefsha shtetin.....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kujdes ju femra mos u beni gojore ketyre pasanikev

      popo qelbet alkol me vjen ere mua ketu nepermjet internetit bile pashe qe nje femer po i lepinte k...in ne momentin e aksidentit.....Po kjo, te shkelesh 8 here rregullat ,te shkaktosh pastaj aksident dhe pse s ke patente dhe policia nxiton te thote ishte "pa faj" pasi nje femer i kishte mare k..in ne goje dhe u prish!!! Hajde merre vesh se ne c dreq shteti jeton.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Ta ndalosh vetëm 8 herë eshte shumë pak.Ndryshe berisha ben protesta ke sheshi se po shkelen të drejtat e njeriut nga qeveria. Duhet të prisni të vriste nja 20 vetë para se të arrestohet dhe të paguaj ndonjë prokuror plepash që ta lirojë pas 1 muaji se ishte shumë keq nga shëndeti. Shtet i vdekur qe prodhon vetëm vdekje,vjedhje,korrupsion,degjenerim dhe gjithshka të ndyrë.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arben Veseli

          Denimi eshte qesharak, turp per drehtesine tone. Duhet nje reagim civil i fuqishem te denohet e jo te perkedhelet!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje