Rikthehet në qarkullim makina inteligjente e policisë për të ndëshkuar drejtuesit e pabindur

9 Maj 2022, 15:13Kronika TEMA

Rikthehet në qarkullim makina inteligjente e policisë për të

Makina inteligjente, pas kolaudimit në Gjermani, hyn sërish në veprim, për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, përdorin aparatin celular apo nuk vendosin rripin e sigurimit, gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në rrugët e kryeqytetit, vetëm nga makina inteligjente janë evidentuar:

٠100 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi 2 deri në 4-fish mbi normën e lejuar, në rrugët e qytetit, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 2 deri në 10 muaj, iu janë zbritur nga 3 deri në 13 pikë në lejen e drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 7000 deri në 25.000 lekë të rinj;

٠janë vendosur mbi 123 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë, pa sanksionin plotësues të heqjes së lejes së drejtimit.

Makina inteligjente tashmë do të vijojë kontrollet e pandërprera në të gjitha rrugët e kryeqytetit, të qyteteve të mëdha dhe në akset rrugore nacionale.

Policia Rrugore në të gjithë vendin do të intensifikojë akoma më shumë kontrollet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, lexuesin automatik të targave dhe flotën e re të automjeteve të pajisura me mjetet logjistike bashkëkohore, që i është bashkuar Policisë Rrugore ditët e fundit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. 

3 Komente

  1. N
    Noc rroku

    A i kap ato qe qarkullojne me targa te vjedhura ose me targa fallco kjo do ishte gje e mire per uljen e krimit ne vend.Ligji te ndeshkoje kedo qe kryen vepra penale me pasoje Vdekjen dhe Gjymtimin e kembesoreve .Kush ka kry krim me aksident me automjet te denohet rende.Edhe nqs i jepen pare te aksidentuarit dhe viktima e fal.Pa me thoni sa vjet eshte denuar ai djali aksidentoj ate gruan te Harri Fullci.Ai djali tjeter qe i keputi kemben asaj vajzes te re.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kasemi

      Nuk eshte pune mjetesh e teknike, sepse ajo eshte me shumice ne kete vend, por eshte puna e njerzve qe e ka cuar ne kete derexhe trafikun ne shqiperi. Nga kush kerkoni rregull dhe trafik, nga nje minister qe thote se nuk eshte puna ime? Po per rruget ne tirane kush pergjigjet, rruget gjithe gropa, pa vija te bardha, edhe rruga Hoxha Tasim qe u asfaltua para me shume se 6 muajsh, eshte me keq se sa ishte para asfaltimit. Te gjitha pusetat jane tani gropa te cilave u duhesh shmangur. Besoj se parate jane dhene nga lali eri per ti rregulluar edhe ato.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajdarovski

        Po ca mut makine. Ketu duhen gjithandej si kjo. Ketu eshte nami. Popull car. Te vrasin. Sdime ku te ecim. Kemi frike te dalim ne rruge. Ropt ne p...dh autoshkollave dhe policeve qe i japin patentat buceve dhe katunareve .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje