
Prej mbrëmjes së djeshme, përveç makinës inteligjente dhe radarëve automatikë, kanë dalë në terren edhe 10 automjete të reja, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, që evidentojnë, në ecje, shpejtësinë e qarkullimit dhe lexojnë automatikisht targat e automjeteve.
Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë evidentuar, nga makina inteligjente, në rrugët e kryeqytetit, 123 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi dy deri në tre herë mbi normën e lejuar, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit nga 3 deri në 12 muaj, janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 30.000 lekë të rinj, si dhe u janë zbritur nga 5 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.
Nga konstatimet e operatorëve rezultoi se nga 103 drejtues mjetesh të evidentuar për qarkullim me shpejtësi, 39 prej tyre, krahas shpejtësisë, janë konstatuar edhe duke përdorur celularin; 31 prej tyre, krahas shpejtësisë, janë konstatuar edhe pa vendosur rripin e sigurimit, ndërsa 23 drejtues mjetesh janë konstatuar duke kryer 3 shkelje, tejkalim shpejtësie, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Ndërkohë, si rezultat i vënies në përdorim të flotës së re të automjeteve, janë konstatuar, në ecje, brenda unazës dhe në rrugët e tjera të kryeqytetit, 56 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, 9 drejtues mjetesh që kishin pa shlyer nga 10 deri në 17 masa administrative, si dhe 4 automjete të shpallura “Alert” për shpejtësi, matur nga radarët automatikë.
Makina inteligjente dhe flota e makinave e pajisur me radarë e lexues automatikë të targave do të qarkullojnë jo vetëm në rrugët e kryeqytetit, por edhe në të gjitha qytetet dhe akset rrugore në vend, me qëllim disiplinimin e parakalimeve të gabuara, parandalimin e shpejtësisë dhe të manovrave të rrezikshme në rrugë, evidentimin e atyre drejtuesve të automjeteve që përdorin celuarin gjatë drejtimit të automjetit apo nuk vendosin rripin e sigurimit, si dhe për evidentimin e ndëshkimin e çdo shkeljeje tjetër që është burim për përfshirje në aksidente rrugore.
Ne rruge te dali ministri me shporen e tij per te stabilizuar qarkullimin. Nuk drejtohet policia me drejtues te telekomanduar. Stabilizimi i trafikut, pervec te tjerave lidhet direkt me punen e km per te caktuar ne drejtim te policise qytetare te pergjegjshem dhe profesioniste qe kryejne detyren, e jo ti shmangen detyres.