
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po zhvillohet këtë të mërkurë seanca dëgjimore me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.
Kreu i SPAK po prezanton raportin për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2021.
Gjatë raportimit të tij, Kraja ka deklaruar se SPAK ka blerë pajisje për laboratorin e ekzaminimeve, me fondet e Agjensicë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, teksa shtoi se në vitin 2021 është konsoliduar qëndra e përgjimeve.
Kraja shtoi se intitucioni që aji drejton ka punuar edhe për aksesin në të dhënat elektronike.
Ai shoqërohet nga tre prokurorët e tjerë të këtij institucioni, Ened Nakuçi, Klodian Braho, dhe Altin Dumani.
Ndërsa, më 16 maj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të raportojë edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Ai do të paraqesë raportin vjetor për punën e këtij institucioni gjatë vitit 2021.
Lini një Përgjigje