
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të dëmshpërblyer në shumën 10. 500 (dhjetë mijë e pesëqind) euro Mustafa Laçin, një nga punëtorët e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, i cili humbi bashkëshorten e tij pas shpërthimit të fuqishëm. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, firmosur nga kryeministri Edi Rama, ku paratë e nevojshme do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2022.
"Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 19.10.2021, për çështjen “Laçi kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.28142/17, përfundimtar në datën 19.1.2022, në shumën 10 500 (dhjetë mijë e pesëqind) euro për mbulimin e dëmit jopasuror dhe kosto e shpenzime, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku depozitohen shumat në datën e kryerjes së pagesës.
Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit Mustafa Laçi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 19.10.2021. Pagimi i shumës së depozituar, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesit Mustafa Laçi, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.
Në rast mospagimi brenda afatit tremujor të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind. Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2022. Ngarkohet Ministria e Financave dhe e Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.
Mustafa Laçi, punëtor i fabrikës famëkeqe të demontimit të armëve në Gërdec, fitoi përballjen me shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut në 2021. Laçi humbi gruan në këtë tragjedi, vetë u dëmtua në qafë, sy e veshë, dhe kërkoi të drejtën nga shteti shqiptar, por mungesa e një pulle të postës në dokumentet e tij, bëri që dosja të zvarritej dhe ai të mos merrte drejtësi. Pas padisë së bërë në 3 prill 2017, Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar se në këtë rast atij i janë shkelur të drejtat duke detyruar shtetin shqiptar që t’i paguajë Mustafa Laçit 7,500 për vonesat, si dhe 3,000 euro për kostot e gjyqit.(Shqiptarja.com)
Vetem kaq ! Turp
Pse Rama vazhdon te zbrase arken e shtetit, taksat e shqiptareve ne Gjykata Nderkombetare , kur mund ta zgjidhte vete dhe me lire? 1- Mbron Berishen kunder popullit 2- Se mos menduan ndonjehere keto bushtra per te miren e shqiperise. e shqiptareve 3- Kancer komunist qe kur nuk beson ne te drejten ligjore ------------------ SI PUNA E TRADHETISE SE DETIT QE KURRE NUK E KA QUAJTUR TRADHETI APO ME Fullanin e Vjedhjet e thaseve me miliona ne aeroport etj.....
Nuk eshte demshperblim per vdekjen e gruas. Eshte demshperblim per faktin qe gjykata administrive ne Shqiperi ka refuzuar t’i shqyrtoje padine per vdekjen e gruas. I kane kerkuar nje te papuni te ve te parapaguaj 6000 euro per shpenzimet e gjyqit. Kjo eshte barazia para ligjit ne Shqiperi. Shyqyr qe eshte Gjykata e Strasburgut se te ishte per gjykatat shqiptare dhe shtetin shqiptar… Kush ka nge le te lexoje vendimin e plote (ne anglisht): https://hudoc.echr.coe.int/fre#{"itemid":["001-212365"]}
Jo vetëm turp Red, por tellje bythe. Përse u dënua shteti, pse nuk siguroi të drejtat e personit, apo perse nuk denoi shkatarin e tragjedisë? Në të dy rastet shuma duhet të ishte shumë më e madhe që shteti të mbroi shtetasit përball kriminelve, hajdutëve, korrupsinit. Kjo është "dashuria,, e sistemit dhe"respekti,, për njeriun e punës Shënim: Nje i njohuri ynë montator pësoi aksident, por familjes iu sigurua jeta. Të tjera kohë!
Shqiptaret e varfer paguajne per vrasjet e Berishes nderkohe qe i biri ben palle me parate e vjedhura neper hotelet me luksoze te botes.
Kaq do demshperblehej i zoti i nje qeni te mire po tia vrisje.Kaq vlen dhe jeta e nje shqiptari.VOTONI SALIUN
Qeveri muti!!!!ata duhet ti demshperblej sypeshkaqeni,fatmir drogaxhiu delijorgji dhe vajza e faqebythes fahri balliu
Ato para, therrisni Arben Krajen dhe ti paguaj Saliu me Fatmir Mehdiun, ndryshe Arben Krajes ti thyehet koka. Ja, keshtu behet!
Cfare behet keshtu kaq pak vlen nje jete njeriu ne Shqiperi ?
Spak te paguaj parate!
ca turpi. e tmerrshme. Nuk kam ca bej por ketu duhet me ik naten. ska vlere as jeta as prona asgje. kur mendoj qe mu rrit femija me iken truri. Ky eshte vend i cmendur. i tmerrshem.
Kete mendova edhe une ne 97 dhe kete vit mbush 25 vjet qe jetoje me gjithe te mirat me familjen ne anen tjeter te Antlatikut.
Shtepi paguan per nje kompani private?????.Nuk e kuptoj.
Te pakten 1 Milon euro, eshte vrare nje grua e pafajshme ,dhe Jo nga buxheti I shtetit po nga ai I pushtit ,trafikantit dhe vrasedit mediu.po kur sfunksionon drejtesia keshtu ben ekzekotori leviz I lire dhe vishet me pushtet. Dhe e shani ramen PSE ka nderhyre te spak. Ti shkarkoje te gjithe, te emrohen te rinj qe bejne drejtesi. Te zhduken dhe te kalben ne burg keto kriminele qe u pasuruan me gjakun e popullit, te kalben ne burg me e pakta ose te ekzekutohen ne mes te sheshit skenderbe, mediu,shkelzeni, delijorgji e shume te tjere vrases te jeteve te pafajshme.
Nuk ështe dëmshpërblyer për fatkeqësinë që i ka shkaktuar shteti këtij fatkeqi , ka marë thjesht lekët e tij , për shpenzime gjyqi dhe për zvaritjet burokratike të drejtësisë apo shtetit mungesa e një pulle , dhe Strasburgu nuk ka marë vendim për shkaktarët apo fajtorët e vërtetë , mbase këtë j’a ka lënë në dorë drejtësisë tonë , PLEPISTAVE të LALZIT .
Po perse duhet te shkonte ne Strasburg? pse duhet qe kjo qeveri te jap miliona per koncesiine ? dhe nje familje e con ne Strasburg ? ja pra shikoni sa hileqar eshte ky Skenderbeu me shpuren e tij.
Mos u shqetësoni, Spaku nuk po heton familjen Berisha. Spaku është në gjumë dimëror se është vegël e familjes më të korruptuar në Shqipëri
Familja mire qe e ka derguar ne Strasburg ,por leket te demshperblehen nga ai qe kreu vrasjet, nga shkrlzeni i Beeishes. Mire qe kemi Strasburgun , se sa per SPAK-un , e mblodhem mendjen per drejtesine e tyre. Nje tufe njerezish te mirepaguar dhe te trembur ne palce.
Nji Shtet dhe Popull i marre Peng prej Ambasaores se nji vnedi "Mik" (qe ka 30 vjet vertetin te Kunderten e te qenit -te asaj qe ne Shqiptaret kuptojme me fjalen Mik ") Miq qe Kultivuan Frankenshtajne dhe mbrojten Te Drejtat e Krimineleve duke i sjelle ata ne Krye te Shtetit qysh me bdryshimin e sistemit ,qe zbatojne nji Politike te Tokes se Djegur , duke mbajtur gjithmone ne Tension Politiken ,duke mos lejuar kurr te Behet Drejtesi dhe Pneguar me te gjitha Format ne bashkpunim me Banden e Krimineleve qe Kultivoj kto vite ,qellimi - mbajtja ne paSiguri shoqerine shqiptatre dhe vet Shtetin ,sepse keshtu e para e mban nenTutetlat e saja dhe e dyta ,duke e mbajtur ne Kaos e anarshi paSiguri kte vend - detyron shqiptaret te largohen nga Shqiperia dhe nuk le ne asnji kohe , qe Shqiperia te marre frym e Zhvillohet respekticishte vendeve te tjra te ballkanit ., Kan 30-vjet qe bejne nji Politika thellesishte Antishqiptare duke na shkaterruar dhe mbajtur te Destabilizuar si Shtet ku asgje mos te funksionoj .Kte ka ber dhe ben MIKU JON I MADHE kte vetem Talibanet s'e dijne e s'e kuptojne .