
Një person i moshës 32-vjeçare, me iniciale A.L., ka tentuar këtë të premte të futet në ambientet e kryeministrisë në kryeqytet.
Ai madje ka goditur edhe një roje të Gardës së Republikës, por më pas është ndaluar dhe është shoqëruar nga policia.
Të riut i është komunikuar edhe vepra penale për të cilë akuzohet, “Prishja e qetësisë publike”. Janë të paqarta motivet përse 32-vjeçari ka tentuar të hyjë në selinë e qeverisë shqiptare.
Por sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
arrestohini Hienat e Pillit te Lalzit nqs doni qetesi e rregull ne Shqiperi
Paska qënë me fat i ziu , se Garda , sipas STILOLAPSIT PISTOLETE , e ka me ligj që t’ë vret , po t’ë shikosh nga kryeministria , e jo të tentosh të hysh brenda !