Qëllohet me armë zjarri djali i një polici në Shijak

16 Prill 2022, 12:34Kronika TEMA

Qëllohet me armë zjarri djali i një polici në Shijak

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shijak mesditën e së shtunës. Nga një makinë në lëvizje është qëlluar me armë në drejtim të një kamionçine që drejtohet nga djali i një polici burgjesh.  

Sipas burimeve të Klan News, persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt Orlando Petkolës.

Mësohet se nga ngjarja Petkola nuk është plagosur. Drejt skenës së krimit ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen.

Lini një Përgjigje