
Arrestohet vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me firmën e tij të përmbarimit privat. Fatos Alimadhi, 54 vjeç, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi kjo është hera e tij e 3-të që arrestohet. Me firmën e tij të përmbarimit ‘Alimadhi SHPK’, ai është arrestuar edhe në 2015 dhe 2018 pikërisht për mashtrim duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.
Sot Alimadhi është vënë në pranga për shpërdorim detyre, pasi së bashku me dy përmbarues të tjerë kanë firmosur për bllokimin e llogarive bankare të familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë, raporton Shqiptarja.com. Nën hetim janë vënë edhe dy kolegët e tij S. D., dhe P. Q., po për shpërdorim detyre.
Po si ndodhi ngjarja? Një shtetas kishte marrë kredi në emër të një subjekti dhe pas disa kohësh ai ka ndërruar jetë. Sipas ligjit në momentin që ndërron jetë personi që ka marrë kredinë, atë e mbulon siguracioni i jetës. Por në mënyrë të padrejtë përmbaruesi Fatos Alimadhi, vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi, i bllokoi llogaritë familjarëve të të ndjerit dhe nuk i lajmëroi ato.
Në 2018, përmbaruesi Fatos Alimadhi u arrestuar pasi përfitoi 32.255 euro në lidhje me shitjen e një apartamenti duke shpërdoruar detyrën.
Përmbaruesi Alimadhi akuzohej se shiti një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në baze të ligjit duhet të shitej me vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por ky apartament është shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që para shikon ligji, duke bërë që ai të përfitonte shumën prej 32.255 euro. Në atë kohë Alimadhi iu shmang hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore.
Edhe në 2015 Fatos Alimadhi është arrestuar për mashtrim me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar 4,5 milionë lekë të reja të disa shtetasve, të cilët kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.
ketu eshte korrupsion ne rrenje. duhet te ngihet populli ti shkule. por populli ngihet per Partite dhe jo per problemet qe po e vrasin cdo dite. Rrofshin Liderat Historike !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ky Alimadhi dhe permbaruesi Lefter Canaj duhej te ishin me kohe ne burg per krimet qe kane bere kunder qytetareve shqiptare.Po ku ekziston shtet ne vendin e qelbesirave?
Mos u ankoni se kjo eshte dhjemokracia Berishjane qe instaluam fale mbeshtetjes se "miqeve me gishtin ne bythe" qe pasi e rropen kete vend me anen e ketyre vemjeve e kane nxjerre ne ankand!Pasi prostituam perpara e mbrapa plote 32 vite e na kane lene laskuriq tashme na kane leshuar gojeemblin Edi Rama per te na mbushur mendjen qe ne jemi te virgjer!Eh sa Alimadhe e Salimadhe ka ky vend tashme qe nderton kapitalizmin te dhjere por krenare ku "Kiçet" kane zene vendin e pare ne kete shoqeri ku kerkund nuk permendet me nje shkrimtar,nje shkencetar,nje akademik por vetem gomerica e gomare qe kane zaptuar studiot e kazanit mediatik.
A beri burg 2 heret e para? Jo. Prandaj e beri perseri. E prape do ta beje.
Nese ka qene denuar dhe me pare nuk duhej te lejohej te punonte perseri si permbarus
po ta shohesh dalin emrat e kolegeve te tij gjithashtu, ndoshta nuk punonte me vete por si shef firme vendoste per te tjeret qe punonin per te per te kryer allishverishe.
Gëzohem që ky tipi është në pranga! E meriton plotësisht se ju ka rënë jo njëherë në qafë qytetarëve! Dis araste i di unë !Sot për mua është festë!!
qofte i gjate gezimi yt.
Dhe i vllai politikan i shquar rrinte sot te dera policis dhe cfaqesonte vllain hajdut