“Çdo gjë ka mbaruar”, motra e 30 vjeçares tregon përballjen e dhimbshme: Si e gënjeu burri i saj dhe e çoi drejt vdekjes

14 Prill 2022, 13:16Kronika TEMA

“Çdo gjë ka mbaruar”, motra e 30 vjeçares tregon

Një histori dashurie mes dy të rinjve, që braktisën familjet dhe fëmijët e tyre për të qenë së bashku, ka përfunduar në tragjedi.

Lidhja e Merushe Hazizit dhe Fationit Hoxhës nuk u pranua nga i ati dhe e ëma e këtij të fundit, ndërsa herë pas herë babai i tij kishte kërcënuar se do të vriste 30-vjeçaren, paralajmërime që “u neglizhuan” derisa ndodhi krimi i rëndë.

Motra e viktimës rrëfeu se Merushe Hazizi dhe bashkëshorti i saj Andueli u ndanë pasi mes tyre u fut Fation Hoxha, i cili iu prezantua 30-vjeçares si një ‘djalë beqar, pa angazhime dhe pa fëmijë”, ndërkohë që ishte i martuar.

Si Merushja dhe Andueli braktisën tre djemtë e tyre dhe për fëmijët e mitur u kujdesën prindërit e 30-vjeçares.

Esmeralda Hazizi rrëfeu në emisionin “Me Zemër të Hapur”, se lajmin tragjik për vrasjen e së motrës nga ish-vjehrri i saj e mori vesh nga vetë Fationi.

Ajo tregoi se shkoi në vendngjarje pa e ditur se e motra ishte masakruar me thikë.

“Prindërit janë detyruar të rrisin fëmijët se Merushja u largua. As Andueli dhe as Mirushja s’janë kujdesur, por prindërit e mi. Shkaku që është ndarë nga Andueli ka qenë Fationi. I ka thënë s’kam grua e fëmijë, pastaj doli e vërteta.

Merushja i tha: “Kur ke fëmijë e grua, pse më prish familjen mua?”

Ne nuk e njihnim Fationin, kur u prezantuam atëherë. Kanë 3 vite të lidhur. Dy vite Merushja nuk ka ardhur, kohët e fundit fillova i afrova unë dhe më pas i pranoi familja. Ne nuk është se s’pranonim Merushen, por Fationin. Na vinin fjalë për të, dhe ja ç’na ndodhi. E ndau nga burri e fëmijët, i tha jam beqar. Ai ishte shkaktari, e mori në qafë. S’është e lehtë. Lajmin e vdekjes ma dha motra që ishte në fshat aty, kishte parë ambulancën. Të vërtetën e mora vesh nga Fationi. Shkova tek vendi i ngjarjes. më tha: “Babi më vrau Merushen”. “Ore ça po thua”, iu drejtua.

“Çdo gjë ka mbaruar, të dy kanë vdekur”, mu përgjigj.

I thashë “çfarë më bëre, më more motrën nga duar”. I kisha thënë do të ndihmoj. “Më shikonte në sy ballë për ballë dhe qante”.

Andueli nuk ishte njeri i keq, është e pafalshme që s’pa 3 djemtë. Fëmijët ishin të tre në varrim, 7, 4 dhe 3-vjeç. Ishin pjesë e varrimin, por s’kuptonin ç’po ndodhte. Ishin të prekur. Fëmijëve do ti dalim për Zot deri në fund, për çdo gjë”, rrëfeu Esmeralda.

1 Komente

  1. e
    erl

    Thelbi i konfliktit është mungesa e arsyes dhe kokëfortësia e pashpjegueshme. Pra, të mos pranosh dot zgjedhjen e fëmijës dhe t'i shkosh deri në fund idjotësisë, duke masakruar barbarisht atë që nuk pranon. Përse ?! Kur shumë mirë mund të përpiqeshe të kuptoje sadopak se cilido ka të drejtën e tij ligjore të ndahet dhe të rimartohet sa herë të ketë dëshirë. Zgjidhja e situatës përmes vrasjeve ekstreme dhe vetvrasjes, nuk është mënyra e duhur për të trajtuar diferencat në mendim. Ç'fitove ? Masakrove një vajzë të re, vrave veten, ike nga kjo botë, shkatërrove përjetësisht dy familje dhe mbi të gjitha u ke bërë një dëm të pariparueshëm mendor fëmijëve...S'ke ç'të thuash më...Gjithsesi, ngushëllime të gjithë palëve të prekura.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje