
Një 66-vjeçar në Tiranë me iniciale B.F., është arrestuar pasi dy qentë e tij të racës “pit bull” kanë kafshuar një grua, e cila ka përjetuar momente horrori sipas dëshmitarëve.
Për fat të mirë, 66-vjeçarja S.Gj., e sulmuar nga qentë, është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Një burim pranë Spitalit të Traumës i tha Gazetasi.al, se gruaja është masakruar nga dy qen të racës “pit bull”. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Isuf Vrioni”.
Pacientja 66-vjeçe është shpëtuar nga fqinjët.
Burime të sigurta, shpjegojnë se dy qentë “pit bull”, i përkasin shtetasit B.F., 66 vjeç, i cili i mbante dy kafshët shtëpiake në katin e parë të pallatit, ku kishte montuar një derë druri që është hapur në rrethana të pashpjegueshme.
Gruaja rrëfen, sipas asaj që mjekët treguan, se doli nga banesa në orën 12:00 të drekës për të blerë bukë.
“Po shkoja tek furra e lagjes dhe në momentin që dola, dy qen të mëdhenj të racës ‘pit bull’ më janë vërsulur, më kanë shtrirë në tokë dhe më kanë kafshuar të dyja këmbët”.
E moshuara shton më tej në rrëfimin e saj, se bërtiti dhe kërkoi ndihmë në gjendje rreziku, me qentë ‘pit bull’ që nuk po largoheshin. “Kam kërkuar ndihmë dhe aty janë afruar komshinjtë dhe të dy qentë janë larguar prej tyre”.
Ajo që shpjeguan qytetarët është e ngjashme me një skenë horrori. Njollat e gjakut dhe gruaja nën homaragji ishin shokuese. “Ka ardhur ambulanca për të marrë S.Gj., dhe aty mësuam se kush ishte pronari i kafshëve”.
Sipas burimeve, policia i ka kërkuar disa herë këtij shtetasi që t’i sigurojë kafshët e rrezikshme pas ankesave të banorëve, por nuk dihet se përse ky shtetas nuk ka pranuar.
Banorët e pallatit tregojnë se të shqetësuar nga dy qentë “pit bull” që mbaheshin në ambient të përbashkët, i kanë përsëritur fqinjit se duhet të merrte masa.
“Jemi ankuar, madje edhe tek shoqata e mbrojtjes së kafshëve, pasi e kemi parë këtë shtetas duke i rrahur qentë dhe për këtë, ai largoi tetë nga dhjetë qen që ka. Dyshojmë se ai i ka larguar kafshët derisa të qetësohet situata dhe mos t’ja gjejnë në banesë”.
Pra, kafshët rrihen nga pronari, pastaj dalin dhe kafshojnë qytetarin.????????Edhe fëmijët që rrihen të vegjël, vjen dita kur rriten, të njëjtën gjë bëjnë...dalin, rrahin e vrasin të tjerët...Kur do e kuptojmë që edukimi i kafshëve dhe i njeriut nuk bëhet përmes drurit, por përmes dashurisë dhe edukimit normal. Kur do këputet ky zinxhir dhune në familjen shqiptare???????????? se latë kokrrën e namit!
Nese eshte keshtu sic shkruhet, gjithmone nese, qe policia i ka kerkuar ketij "agait te lagjes" qe te siguroje "qent" dhe ky nuk e ka bere, kjo nuk flet mire per punen e policise dhe, per kete policia duhet te pergjigjet. Duhet te pergjgjet, gjithashtu, per mosperfillje edhe ky garibi. Per shembull, mund t'i keputet nje gjobe financiare qe t'i duhet qe te paguaje kete zonjen per nja 30 vjet me nje pjese te mire te te ardhurave te tij mujore. Ne kete menyre, ndoshta mund t'i vinte mendja qe te bente kujdes ky, por edhe shume te tjere si ky, kur te kullosnin qente ne vathe, apo neper rruge.... Aaaa, nese ky agai eshte ndonje nga ata qe gjeneron te ardhura vetem duke kullotur qente dhe prandaj nuk can mender bi.... se jeton ne nje komunitet me te tjere dhe duhet t'ju nenshtrohet rregullave te bashkejeteses ne komunitet, atehere te rregullohet legjislacioni, nese ka mungesa..... Zonjes, te shkuara....!!
Ai mund të arrestohet, por qente duhen eliminuar nga policia, si të rrezikshem. Ky vendim merret kudo ne Europë.
Me kanun kur te kafshon qeni ne rruge mban pergjegjsi i zoti i qenit.Pra ka hyre ne gjak me te kafshuarin.Kjo pune zgjidhet keshtu.I zoti i qenit duhet te paguaje nje gjobe sa te desheroje i demtuari.Nqs nuk paguan eshte ne gjak . Gjoba duhet te jete jo me e vogel se 10.000 euro.