
Mëngjesin e të marte, 20-vjeçari me origjinë shqiptare Fitim Gjeloshi pati fatin e keq të zinte një vend pranë njeriut që pak minuta më vonë do të qëllonte me armë në metronë e Bruklinit, Nju Jork.
“E shikova dhe pashë që ai po fliste me veten për një kohë, kështu që e shikova përsëri dhe thash me vete, ky djalë duhet të jetë i droguar”, tha i riu për NY Post pasi u intervistua nga policia.
Kur metroja u largua nga stacioni në Rrugën 59, i dyshuari nxori një maskë gazi nga një prej valixhet e tij.
“Ai hapi një nga bombolat e tij të gazit dhe tha: “Upss, gabimi im”.
“Nxorri një sëpatë e hodhi, pastaj nxorri një armë dhe filloni të qëllonte.”
Fitimi thekson që burri i drejtoi armën dhe e qëlloi, por fatmirësisht plumbi nuk i preku trupin. Përdoruesit e tjerë të metros, në të njëjtin vagon nuk ishin aq me fat.
“Fillova të vrapoj”, tha Gjeloshi, i cili jeton në Bensonhurst, Brooklyn. “Ai më synon fillimisht. Unë pata fat, plumbi kaloi nëpër pantallonat e mia.”
Gjeloshi tha se ai u bërtiste të gjithëve që të lëviznin shpejt në një vagonin R përtej platformës. Ishin dy persona që u plagosën rëndë dhe kishin nevojë për ndihmë, kujton ai. Ai e kuptoi se kishte vrima në pantallonat e tij vetëm pas përfundimit të sulmit.
“Një djalë qëllohet pranë meje. Ai thotë: ‘Ndihmë! Ndihmë”, tha Gjeloshi. “I them dikujt që ta ndihmojë, t’ia mbulojë gjakun. Kërcej, i bie derës dhe e godas me këmbë”, tha Gjeloshi.
Kur metroja më në fund mbërriti në stacionin e Rrugës 36, vagoni ishte plot me të lënduar dhe tym. Autori ka shfrytëzuar konfuzionin e turmës për të shpëtuar nga vendi i ngjarjes.
Në total, 10 persona u qëlluan dhe 19 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët. Për mrekulli, askush nuk ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën.
Kur Metroja me ne fund mbriti ne Stacionin e rruges 36????!!!!!!!!! Nuk e kuptoje ca do me thene kjo.
Eshte perkthim nga gazetat e New Yorkut. Atje rruget nuk jane me emra por me numra. Stacioni rruges 36 eshte si me thene tek stacioni i Rruges Bardhyl.
E çna duhet ne çfare bente Gjeloshi kur ky dhe 50 burra te tjere brenda ne tren nuk guxuan ta neutralizoshin ate pleher dhe pas sulmit dalin e japin intervista si heronj
Une shikova Ti shikova Ata shikova Ne shikova Ju shikova Ata shikova Dhe ne fund te gjithe lexuesit e temes u shokuan ….. Perdhunim i gjuhes shipe ne menyren me brutale .. Rilindasit po ta dinin si do katandisej shqipja , do kishin bere vetvrasje masive para se te shkonin ne kongresin e Manastirit… Turp edhe per redaktorin e temes.