Banonte prej 13 vitesh në Itali, shqiptari dëbohet nga Italia se “nuk ka përvetësuar rregullat e bashkëjetesës së qytetëruar”

13 Prill 2022, 11:42Kronika TEMA

Banonte prej 13 vitesh në Itali, shqiptari dëbohet nga Italia se

Banonte prej 13 vitesh në Itali, me kontratë pune të rregullt, i martuar me dy fëmijë 7 dhe 14 vjeç, por një shtetasi shqiptar do të i mohohet mundësia e rinovimit të lejes së qëndrimit në vendin fqinj.
Arsyeja? “Nuk ka përvetësuar rregullat themeltare të bashkëjetesës së qytetëruar”. 

Nuk është fjalia e një eksponenti i ndonjë organizate raciste,  por vendimi i marrë nga Gjykatës Administrative  të rajonit Liguria, në veri të Italisë,  ndaj shqiptarit që kishte ankimuar një vendim të Kuesturës së Savonës dhe Ministrisë së Brendshme.

Shqiptari, të cilit nuk i është zbuluar identiteti, kishte një rekord negativ në tre vitet e fundit. Edhe pse rregullisht i punësuar, ai ishte dënuar 16 herë për krime të lidhura me trafikimin e narkotikëve, dhe nga “rrezikshmëria” e tij u gjykua si masë e nevojshme largimi, që nuk përfshin vetëm personin në fjalë.

Vendimi vlen edhe për familjen e tij, “nga momenti që kanë të njëjtën nënshtetësi, dhe mund të rikthehen në vendlindje pa shkaktuar probleme ndarje nga kryefamiljari”.

4 Komente

  1. E
    Emri

    Shume ia paskan zgjatur

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emri

      Shume ia paskan zgjatur

      Përgjigjjuni
      1. K
        K

        Shumë mirë kanë vepruar. Përse e shkruani në thojza. Apo si në shqipëri që drogaxhijtë dhe kriminelet janë me të “nderuarit” ? Shtet i degraduar nga çdo qelize.

        Përgjigjjuni
        1. r
          rexha 10

          N UKE THUHET SE NUKE KA PERVETESUAR RREGULLAT E BASHKEJETESES SE QYTETERUAR ,PORE NUKE ESHTE INTEGRUAR NE LIGJET E SHTETIT FQINJE QE JETONE ,KU NE KETE RASTE ESHTE ITALIA . RREGULLI NUMER 1 ESHTE INTEGRIMI I C'DO QYTETARI TE PAJISUR ME DOKUMENTE ITALIANE ME RREGULLAT E LIGJEVE TE TYRE ..NGA KU PERCAKTOHET ME LIGJE DETYRIMET ,DHE E DREJTA QE TE TAKON . .SICE KERKONE TE DREJTEN TENDE ,ASHTU DUHET QE TE RESPEKTOSHE DETYRIMET E LIGJEVE TE SHTETIT KU JETON . KJO QUHET PERSHTATJA , ,ME LIGJET E SHTETIT KU JETON ,PER TU BERE PJESE E FAMILJES SE ATIJE SHTETI .SA ESHTE MESUAR BERISHA ME LIGJET E TIRANES ZYRTARE ,AQE DO TE MESOHEN EDHE SHQIPTARET QE TE HYJNE NEPER FAMILJET E VENDEVE QE JETOJNE .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje