
Në fshatin Baz të Matit është gjetur pranë disa magazinave një minë anti-tank e vjetër.
“Me datë 14.04.2022, në fshatin Baz, Mat, pranë disa magazinave, është konstatuar nga banorët dyshohet një minë anti-tank e vjetër”, njoftoi policia.
Mësohet se është vendosur perimetri i sigurisë dhe po pritet mbërritja e forcave xheniere për të ndërhyrë.
Njoftimi i plotë:
Mat/ informacion paraprak
Me datë 14.04.2022, në fshatin Baz, Mat, pranë disa magazinave, është konstatuar nga banorët dyshohet një minë anti-tank e vjetër. Është vendosur perimetri i sigurisë dhe po pritet mbërritja e forcave xheniere për të ndërhyrë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti.
Lini një Përgjigje